Samir Ujkani, SMS De Biazit: Nuk vij më në Kombëtare

19 Shkurt 2014, 13:09Sport TEMA

Samir Ujkani nuk do jetë më pjesë e Kombëtares shqiptare. Gazeta Panorama Sport ka arritur të zbulojë detajet e fundit të komunikimit mes portieri kosovar me pasaportë shqiptare të Palermos dhe trajneri të ekipit tonë përfaqësues, Xhani De Biazi. Dje, Ujkani i ka dërguar një mesazh në telefon teknikut italian ku i kërkonte, që të mos grumbullohej më nga Shqipëria. “Mirëmbrëma! Kam vendosur që të mos vij më në Kombëtare! Paçi fat….!”, i ka shkruar portieri teknikut kuqezi. Në mënyrë disi të hidhur dhe jo profesionale për një lojtar që deri para pak kohësh luante në Serinë A në Itali, por që ka veshur edhe për plot 18 herë fanellën kuqezi, Ujkani është mjaftuar me një mesazh të shkurtër, duke ç’bërë gjithë besimin që pat marrë nga Shqipëria e futbollit dhe tekniku italian. Kjo gjë, natyrisht ka nervozuar jo vetëm De Biazin, por edhe drejtuesit e FSHF-së.

Sakaq, largimin e Ujkanit nga Shqipëria, tashmë te Kosova e ka konfirmuar edhe menaxheri i Kombëtares shqiptare, Alban Bushi, gjatë një prononcimi për gazetën kosovare, “Sport Plus”. “Kam biseduar personalisht me Ujkanin dhe më ka thënë se ka zgjedhur përfaqësuesen e Kosovës. Për këtë është normale që është ftuar nga përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, për ndeshjen miqësore kundër Haitit”, – ka thënë Bushi. Zgjedhja e “gardianit” nga Vushtrria ka bërë që ai të mos ftohet nga kuqezinjtë për takimin kundër Maltës. “Nuk e kemi ftuar, pasi ai dëshiron të luajë për Kosovën. Nuk besoj se do të grumbullohet në takimet e ardhshme”, ka theksuar më tej menaxheri kuqezi.

Ndërkohë, Bushi ka folur edhe për mbrojtësin Loret Sadiku, i cili flitet se është ftuar nga Kosova për miqësoren kundër Haitit më 5 mars në Mitrovicë. “Përveç Ujkanit, të gjithë lojtarët e tjerë nga Kosova do vazhdojnë të luajnë për Kombëtaren shqiptare. Deri më tani nuk kemi marrë asnjë informacion se dikush tjetër mund të largohet nga Kombëtarja. Kjo vlen edhe për Sadikun”, – është shprehur Bushi. Sakaq, ky i fundit ka thënë se do vazhdojnë të grumbullojnë lojtarë kosovarë për grupmoshat. “Ne do respektojmë çdo vendim të lojtarëve. Do vazhdojmë të grumbullojmë lojtarë të rinj nga Kosova, siç kemi bërë deri tani. Nuk frikësohemi se lojtarët mund të largohen. Është dëshira e tyre të qëndrojnë në Kombëtare shqiptare apo jo. Ne jemi gëzuar që Kosovës i janë lejuar ndeshjet miqësore”, – ka thënë Bushi. Kosova më 5 mars do të luajë ndeshjen e parë miqësore zyrtare kundër Haitit, derisa Shqipëria do të përballet me Maltën.

20 komente në “Samir Ujkani, SMS De Biazit: Nuk vij më në Kombëtare”

  1. nikaja says:

    po mire ke bere si ty ka plot shqiperia

    1. Pilo Lala says:

      Ky rivalitet do i jape me shume mundesi Shqiperise te ngreje sportin ne vend, jo te luaje me importe.
      Askujt nuk duhet ti ngelet qejfi sepse Kosovaret duan te perfaqesojne shtetin e tyre. Ky eshte veprim shume patriotik per ta.
      Sa per menyren e largimit me SMS, eshte gabim.
      Kosovaret kane bere “lutje” te pranohen ne ekipin tone Kombetar, tani duhet te gjejne pak kortezi ti falenderojne FSHF per kete mundesi qe ju dhame te luajne per Shqiponjen dhe Flamurin Shqiptar.

  2. nikaja says:

    po mire ke bere si ty ka plot shqiperia

  3. Shkupi says:

    Me Ujkanin ne porte Shqiperia isht si pa portier…. Ju kujtohen gafat e tij qe bente ne ndeshjen si me Islanden, Qipron etj..rruge dhe karrier te mbare i urojme Ujkanit…. Shqiperia do te rrroj dhe do te na beje krenare ne te ardhmen..ndresa te Kosova do te ket ujkana,bozhoviqa,spasojeviqa,gundogana etj

    1. Obergruppenfuhrer says:

      Tamam ashtu eshte SHkupi. Ujkanit vetem portier nuk i thuhet. Ka bere shume mire qe e theu qafen.

  4. Komputeri says:

    deri kure do ta durojme sjelljen e ketyre rracave asiatike?

    duhet te zgjohemi, te jemi te gezuar qe kombetarja shqiptare po pastrohet nga meturinat kosovare dhe te perpiqemi, qe keta turko asiatik me dhjetra femij ne familie, te zhduken dikur komplet nga ballkani.

    !!!!!!!!!PER NJE SHQIPERI DHE NJE KOMBETARE TE PASTER PA MBETURINA KOSOVARE, SLLAVE, TURKE APO GREKE!!!!!!!!!!!!!

    1. TIFOZI says:

      TI NUK JE SHQIPTAR, FOL PER VEHTE, NUK PERFAQESON SHQIPTARET. KOSOVA DHE SHQIPERIA JANE 1 DO APO SDO TI DHE RRACA JOTE E POSHTER

      1. Komputeri says:

        perfaqsoj te gjith shqiptaret. kush eshte shqiptar, ate fetyren gjysem turke dhe ghysem serbe atje siper ne fotografi, nuk e don.

        1. lorenc says:

          Komputer,

          Ja ke fut kot o burre. Kosovaret kane merite te madhe ne kombetaren e shqiperise, ajo eshte dhe e tyre.
          Nuk ben mire kaq urrejtje.

          Mer pak ajer te paster dhe do kaloje.

  5. Uji i ftohte says:

    Sigurisht e mbani mend komentin tim,eshte i pabese,fillimisht tha qe nuk eshte e vertete se Kosova e ka ftuar ndersa nuk ka asnje telefonate nga Shqiperia,…Fadil Vokrri me te vertete qenka GABEL,lufta ne Kosove kishte filluar ai akoma luante futboll ne Beograd,…

    1. frenki says:

      ky spurdhjaku porteri , na ka penalizuar shume kur ka luajtur, shume gola na kane bere vetem per faj te ketij, kur e pa se berisha ja mori vendin e titullarit dhe pasi zhgenjeu dhe si rezultat de biazi vuri titullar berishen. tani ben is interesant. mua mu be qejfi qe ky tip mos luaj me per kombtaren

  6. FREDI says:

    Po kujt i plasi trapi se ike ti more portjer koti. .ktheje shiritin .cfar golash ke ngrene …sa po ti shohesh do te duken sikur i ke shitur ndeshjet more kokra e b.q

  7. mire do jete te leri edhe pasaporten shqiptare,dhe te mesoje pak rregullat e miresjelljes,sepse te jetosh ne europe dhe te mos kesh nxene gje nga edukata ,dmthene te jesh gomar,e ne nuk kemi nevoje per te tille ,kemi me bollek edhe per eksport,

  8. Dilon says:

    Shqiperia nuk ka as portje e as futbollista? Kot nuk i thone kali botes te le ne mes te rruges.

  9. besnik der ne vdekje says:

    po na bajn me zemer jo po vijn jo po ikun mos u tallni me kombetaren more le te zam gjithmon vendin e fundit por le te loz kush e ndjen kombetaren ujkani ka vesh bluzen me shqiponj ne stem dhe e kam aq respect qe mos ta shaj po pse e puthin fanelen e kombetares cdo lojtar qe vjen per her te par boll I kena politikanet per politik te pakten kombetaren mos na e porthunoni cfar e duam ne kombetare loret sadikun tash tri her thirret dhe justifikohet kam qen I demtuar kam qen me grip tash thot jam borchli karshi kosoves dhe do loz me kosoven po kosova a esht shqipri more loret vetem te loriku merrni shembull ai eshte krenarija e kombetares po ta dinit o te dashur futbollista te kombetares se sa e vujm 90 minutshin kur ju luani gati sa nuk na pushon zemra nga emucionet kur ka shenuar salihi dhe e kemi mujt norvegjin kam fik per 15 minuta televiziorin se nuk kam mujt me I rrezistua ndonje psimi goli kur kam pa qe kena fitua sa si kam thye muret e shpis nga gezimi pradaj te dashur futbollista kur te merrni ndonje vendim mos u nxitoni se ne si tifoza na ligshtoni pa mas rrespekte per te gjith lojtart qe perfaqsojn kombin shqiptar per gjith jeten ne te mir e ne te keq tifozi I kombetares kuq e zi

  10. sit back and relaks says:

    Edhe federata ti coje nje sms e ti thot qe pasaporta jote eshte e pavlefshme, ju lutem zbythuni me dinjitet.

  11. Paul says:

    Serbia po ia arrin qellimit duke ndare nje komb ne 2 edhe ne sport.
    Ne nuk duhet te kemi dy kombetare. Per mua nje kombetare ne futboll ka qene nje arritje e kombit tone, por ja qe serbia nuk lejon duke perdorur njerez si Ujkani. Nuk kam anje te keqe me Ujkanin ai do qe te luaj me Kosoven sepse eshte vendi i tij e ai ndihet atdhetar, por ne te gjithe e dime qe atheu eshte Kosove e Shqiperi bashke. Ky vendim personalisht mendoj se do te ndikoje per keq ne aspektin kombetar.

  12. Djaloshi USA RKS says:

    Ju disa komentus tregoni pak respekt per kontributin qe e ka dhan edhe tjetra ky do loz per Kosovene Kosova eshte Shqiperi

  13. Veriu says:

    Pse jeni kshtu pa ftyr kosova esht vendi i lindjes se tyre sikur te gjith te shkojn per KOSOVEN me loz esht normale ! Shkoni folni me ata shqiptar qe luajn per Greqin – kosova esht shtet shqiptar ! O analfabeta

    1. Argita_B says:

      Se pari eshte e drejta e tij te zgjedhi me ke do luaj, qe ka zgjedhur te luaj per Ekipin e Kosoves nuk ka ndonje gje shokuese, pasi eshte nje ngjarje me rendesi te madhe simbolike.
      Problemi qendron te forma se si Ujkani ka braktisur ekipin Kombetar te Shqiperise!
      Kur ke fatin te veshes fanellen e ekipit kombetar te Shqiperise e te perfaqesosh ate ne bote, eshte nje nder qe u behet nje pakice te vogel lojtaresh, dhe Ujkani e kishte kete nder.
      Si mund te braktisesh ekipin kombetar vetem me nje sms!!!
      Cili eshte imazhi, mesagji qe Ujkani i drejton mijera shqiptareve qe me skarifica e kane ndjekur ate dhe ekipin kombetar ne te gjitha vendet e Evropes ku kane luajtur, per ti dhene kurajo, zemer e te mos ndihen vetem!!
      Fanella e ekipit kombetar eshte nderi i qindra mijera shqiptareve e nuk mund te trajtohet sikur te jete lecke per te pastuar dyshemene!
      Ujkani mund te kishte takuar trajnerin, shoket e skuadres dhe tu shpjegonte arsyen perse kerkon te luaj me Ekipin e Kosoves dhe tu kerkonte ne menyre zyrtare mos aktivizimin me Ekipin Kombetar shqiptar duke i dhene doren si burrat kur te ndahej e tu uronte fat, e jo te dergoj nje sms sikur te jet nje femij 15 vjeç!
      Le ta gezoje Kosova kete mercenar pasi njerez te tille neser mund te braktisin po njesoj Kosoven nese interesat e tij nuk i perpuqen me.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje