Ylli i Bajern Mynih, Xherdan Shaqiri, ka falënderuar presidenten kosovare Atifete Jahjaga dhe institucionet e vendit, për dekoratën e dhënë, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që po japin për të gjithë sportistët gjithandej nëpër botë.
Shaqiri kohë më parë ishte nderuar nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, për arritjet e tij dhe është vet futbollisti ai që u tregua falënderues për dekoratën e dhënë, duke dërguar një letër.
Por, në këtë letër, Shaqiri ka konstatuar disa çështje të rëndësishme ku ai beson se institucionet e Kosovës duhet të punojnë edhe më shumë, raporton Telegraf.
Letra e plotë e Shaqirit:
Shkëlqesia juaj zonja Presidente,
Të nderuara zonja dhe zotërinj,
Kosova si vend relativisht i vogël dhe shtet i ri, është me fat që nga gjiri i saj po nxjerr talente të rralla në shumë sporte, me të cilët krenohet jo vetëm vendi dhe kombi ynë, por edhe sportdashësit anë e kënd globit tonë. Ata, tashmë po mahnitin botën me sukseset dhe talentin e tyre, duke u shndërruar kështu në idhuj jo vetëm në vendet ku zhvillojnë karrierën e tyre sportive, por edhe përtej tyre. Të tillë kemi sot jashtëzakonisht shumë nëpër botë, si në sportet individuale, po ashtu edhe në ato ekipore, të cilët me punën, përkushtimin dhe talentin e tyre po e nderojnë dhe afirmojnë si askush tjetër vendin tonë në arenën ndërkombëtare.
Jam i lumtur që edhe unë jam një pjesë e vogël e asaj armate të madhe të sportisëve tanë meritorë nëpër botë dhe kjo mirënjohje iu dedikohet të gjithë atyre vajzave dhe djemve shqiptarë anembanë botës, të cilët, me vullnet dhe përkushtim, përmes sportit arrijnë që t’i afirmojnë potencialin dhe vlerat tona më të çmuara!
Prandaj, me rastin e pranimit të kësaj dekorate nga institucioni me i larte i Republikës së Kosovës, shfrytëzoj rastin që në emër të të dekoruareve dhe në emër të të gjithë sportistëve shqiptarë kudo që ndodhën ata, ta falënderojmë nga zemra presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe përmes saj edhe mbarë popullin dhe institucionet e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme për neve dhe kolegët e mi gjithandej…!
Urojmë që Institucionet në Kosovë, Shqipëri dhe më gjërë të bëjnë më shumë për sportin dhe sportistët, në mënyrë që talentët e lindur sportivë ta gjejnë edhe rrugën e suksesit…!
“FALEMINDERIT, FALEMINDERIT, FALEMINDERIT, ”
Thank You! Danke! Grand Mercie! Grazie!
Me respekt
Xherdan Shaqiri
Pse nuk luan ne miqesoren e Kosoves Shaqiri?? Aty tregohet patriotizmi por keta nuk e kane ndermend fare! Vetem shiko kombetaren katalane. Pujol, Xavi, Pique etj nuk refuzojne asnje ftes te Katalonise.
Po e mori dekoraten tani, ska nevoje te luaj.
Pse nuk investon ti me shoket e tu superstar ……
Sic beri Eto me Drogbane
Jam i sigurt qe te gjith bash mund ta ndertoni nje qender sportive se deri tani fame kan mare vetem femijet e emigranteve por nga vete kosova ska dal as nje
Per cfare i japin dekorate ketij Shaqirit apo pse luan mire me Zvicrren dhe i ben gol Shqiperise.Nuk e fajesoj per kete por ama ta dekorojne eshte pak e tepruar.