Pas Samir Ujkanit, është Loret Sadiku ai që braktis Shqipërinë për Kosovën. Mbrojtësi i Helsingborgut ka vendosur të mos veshë fanellën e Kombëtares shqiptare, ashtu sikundër pat thënë disa herë, por të zgjedhë të luajë për ngjyrat e Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga burime të afërta me futbollistin për uebsajtin kosovar, Sporti1.
“Loreti i ka dërguar një letër Federatës Shqiptare të Futbollit, duke e informuar atë se më 5 mars do të jetë në Kosovë për ndeshjen me Haitin”, ka pohuar një burim i afërt me futbollistin në kushte anonime.
Në fakt, emri i Sadikut qarkullonte prej disa ditësh në mediat kosovare, por jo vetëm si një përforcim i mundshëm i përfaqësueses që drejton trajneri Albert Bunjki, por e pakonfirmuar as nga ky i fundit dhe as nga vetë lojtari.
Në këtë linjë qëndron edhe menaxheri i Kombëtares shqiptare, Alban Bushi. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, ky i fundit ka pohuar se për momentin nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga lojtari në fjalë. “Nuk e di se çfarë të them. Ju po thoni që Sadiku ka dërguar letër në federatë, por në dijeninë time kjo gjë nuk ekziston”, është shprehur shkurtimisht Bushi. Sakaq, edhe sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, i cili në këto ditë zgjedhjeje në federatë është de jure vendimmarrësi më i lartë, ka pohuar se lojtari nuk ka dërguar asnjë letër në FSHF.
“Nuk ka ardhur asnjë letër në federatë nga Sadiku. Në zyrën time nuk ka ardhur asnjë letër e tillë”, ka thënë Shulku. Kujtojmë se Loret Sadiku u pajis me pasaportë shqiptare vitin e shkuar, por pa mundur të debutojë me kuqezinjtë, pavarësisht se u grumbullua nga De Biazi. Shkak u bë leja e kalimit nga FIFA, kjo për faktin se lojtari ka luajtur edhe tri ndeshje me përfaqësuesen U-21 të Suedisë. Gjithsesi, edhe nëse do të luante për Shqipërinë, asnjë rregull nuk do ta ndalonte lojtarin që luajë për Kosovën.
Si mund te pretendosh per dicka qe kurre nuk e ke pasur me pare.Edhe nese eshte e vertete lajmi se ky djali shkon me Kosoven,ketu nuk ka asgje per tu habitur!ndryshon rasti Ujkanit qe Shqiperia e promovoi duke i besuar vendin e titullarit per nje kohe relativisht te gjate,e them te gjate pasi ai me paraqitjet e tij kurre nuk bindi te mbroje porten ne cdo ndeshje qe ju besua te luaj,pasojat e lojes se dobet te tij u reflektuan dhe ne kampionatin Italian ku ngrohur dhe vazhdon te ngrohe stolin.Bukeshkali Ujkan u mjaftua duke derguar nje mesazh me fjalet une nuk vij,dhe paci fat!keto rreshta mund ti shkruaje nje femije 5-6 vjec,dhe jo nje profesionist qe u trajtua si zoteri deri ne fund ne kombetaren Shqiperise.Sadiku nga ana tjeter mendon se duke ju bashkuar Kosoves,vendit ku nga ka prejardhjen mund te duket me patriot se te tjeret,per me teper nje djalosh qe eshte rritur ne ambientet e ftohta te Suedise,ku vetem emocionet nuk para shprehen ne situata te tilla.Por une mendoj se te dy keta kane bere zgjedhjen e propozuar nga dikush tjeter,nuk eshte zgjedhja e tyre,dhe per kete ndoshta do pendohen ne vitet qe vijne,pasi Kosoves i duhen vite qe te marre pjese ne kompeticionet nderkombetare me te drejta te plota.
Me mire qe iku nje dyfytyrsh me pak …..shpresoj qe kte vendim ta marin te gjith kush e ndjen veten kosovar …..
Luani me ligen e serbise , ska per te zgjatur shum liga e kosoves do i bashkohet liges serbe vetem per inat te shqiptarve hahahaha faleminderit o zot qe shqiptaret sjan kshtu si kta
Eshte vertete nje lajm i mire qe Kosova do te kete perfaqesuesen e saj. “Largimi” i atyre qe duan te largohen sepse ndihen me teper kosovare sesa shqiptare, eshte nje vendim personal qe duhet respektuar.Ashtu sic nuk ka pyll pa derra, po ashtu nuk ka gjithkund shqiptare qe jane koshiente per identitetin e tyre. Disa fillojne dhe fantazojne,,,mendojne se papritur e pakujtuar u bene zvicerane, suedeze apo kineze.
Jane deformimet dhe zhgarravitjet e pjeseve te nje bashkesije, qe kurre nuk kane kuptuar se ky komb eshte nje dhe nuk ka nevoje te dobesoje vetveten duke u ndare ne dy pjese,,,persa i perket futbollit ne vecanti dhe sportit ne pergjithesi.
Vetem kur serbet, malazezet dhe maqedonasit ,,,,i vene perpara dhe duan ti shfarosin me te madh e me te vogel,,,,,ketyre “kosovareve” iu bie ndermend se jane shqiptare dhe se tek ne,,,,,kane vellezerit e tyre,,,kane vendin ame dhe ata qe jane te nje gjaku dhe gjuhe.
“Vellezer” te cuditshem dhe shume interesante.!!!
Rruga e mbare dhe mos u ktheni me.
Besoj se federate Shqiptare do tregohet serioze,nuk do kete kthim mbrapa per ata qe nuk e dine se cfare jane,Shqiptare apo Kosovare.
Nuk eshte faji I tyre,por I dy federatave qe nuk u thone lojtareve se cfare plani kane per bashkim dhe c’qendrim duhet te mbajne lojtaret.
Lojtaret,tifozet jane te corientuar.
Dihet boterisht qe pas njohjes se plote te federates se Kosoves,bashkimi eshte ne doren tone.
Nese shpallja e ketij bashkimi mund ti prishe pune njohjes se FK,te pakten tu thuhet vetem lojtareve ,qofte dhe indirect,qe keto hapa do te ndodhin ne te ardhmen.
Pastaj fillojne sharjet dhe fyerjet e njerezve me nivel te ulet mendor,moral,patriotik,shkollor etj, si babuci me shioke.
Sadikut urime megjithe zemer ,se te pakten po derdh djerse per kombin shqiptar ne Kosove.Jo per Suedine apo ku e di une