Ujkani sulmon De Biazin: S’e vlerëson punën time

22 Shkurt 2014, 15:07Sport TEMA

Samir Ujkani ka hequr dorë përfundimisht nga Kombëtarja shqiptare. Portieri vushtrrias e ka konfirmuar interesimin e tij për ta përfaqësuar Kosovën, madje që në ndeshjen e 5 marsit ndaj Haitit, në miqësoren e parë të ekipit të Albert Bunjakut, pas lejes që ia dha FIFA në muajin janar, raporton “Panorama Sport”. Portieri i Palermos gjithsesi ka shprehur haptazi se ka një raport të vështirë me De Biazin dhe e ka kritikuar atë, duke thënë se nuk ka shkuar kurrë të shohë punën që bën.

“Mendoj se De Biazi duhet të flasë vetëm për Kombëtaren, sepse nuk më sheh duke punuar. Për mua, ai është vetëm një trajner. Jam i gëzuar që De Biazi e ka gjetur një portier me vlera, i uroj shumë fat me Berishën. Për mua, është koha të them STOP! Shpresoj të jem në përfaqësuesen e Kosovës. Do vendos së shpejti dhe do të bëj zgjedhjet e mia, sepse do të jem sërish përfaqësues shqiptar”, – ka thënë Ujkani në një intervistë për të përditshmen italiane “Corriere dello Sport”.

Ujkani nuk e ka ndërmend të qëndrojë gjithnjë te Palermo. Portieri kosovar e ka zbuluar klubin të cilin do të ëndërronte ta përfaqësojë në të ardhmen. “Një ëndërr e imja? Të vesh fanellën e Milanit, pasi gjithmonë kam qenë tifoz i kësaj skuadre. Debutimi im në Serinë A ishte pikërisht në Milano. Ishte sikur ta prekja qiellin”, – ka shtuar ish-futbollisti i Anderlehtit dhe Kievos.

Sa i përket Palermos, Ujkani është i pavendosur nëse do të qëndrojë ende aty apo jo. Ai thotë se gjithçka varet nga vendimi i Stefano Sorrentinos, nëse do të pensionohet apo jo. Portieri italian është 35 vjeç dhe mund t’i japë fund karrierës në fund të këtij sezoni. Vetëm në këtë rast Samiri do të qëndronte në klubin sicilian.

“E ardhmja ime në Palermo varet me pensionimin e Sorrentinos. As unë, as Stefano nuk duam të qëndrojmë në pankinë, trajneri e di këtë. Nuk është e lehtë të qëndrojmë që bashku. Nuk i dihet së ardhmes”, – ka shtuar Ujkani, i cili megjithatë prioritet i jep rikthimit të Palermos në Serinë A.

11 komente në “Ujkani sulmon De Biazin: S’e vlerëson punën time”

  1. Argita_B says:

    Ik se nuk i hyn ne pune as qenit.
    Casillas ishte nga portieret me te mire ne bote dhe i qendroi besnik Realit te Madridit dhe pse eshte ne stol, kurse ky nuk duroka dot qe te jete portier i dyte i Kombetares shqiptare!
    Luaj me ekipin e Kosoves se i kane qef merenaret si puna jote.

  2. Emigranti says:

    Na cave Karin, kujt i intereson per ty bon sikur me qen talent, je portjer hesapi as te palermo ne serin B nuk luan titullar… kemi Berishen ne port….shpresoj qe Kosova te haj 10 gola kunder Haitit

  3. liu says:

    na ben sikur eshte lojtar klasi edhe sikur te te mare milani as rezerve nuk do jesh u bene kosovaret te shesin pordhe haruan qe nga shqiperia u bene te njohur

  4. Atdhetari says:

    Fryme urrejtje prej injorances midis shqiptareve,prandaj jemi ketu ku jemi pa shtet,pa personalitet te shperfytyruar ashtu sic na don hasmi !

  5. england says:

    Kete robin,une nuk mund ta konsideroj si portier,se vetem i tille nuk mund te jete,e genjen mendja se do jete portier i Kosoves!kombetarja shqiptare e promovoi kete mosmirnjohes,dhe ky akuzon De Biazin.

  6. nikaja says:

    jame kunder EMIGRANTIT qe te haj 10 gola por sajmiri u vlersua nga federata shqiptare por te dish nje gje BERISHA eshte me i mire se ty te rrim shtrember e te flasim drejt ne KOMBETARE ka vende per te gjith dhe s ka vende per as njerin
    KUSH E MERITON prandaj mos te mbetet qejfi

  7. Uji i ftohte says:

    Ik ta q.f..a nenen e GABELIT.

  8. asllani says:

    Te gjithe ne pergjithesi gaboniduke mbajur nje qendrim negativ ndaj Ujkanit.kesaj i thon pasi mbaron pun te dhjefsha kalin. kur kishim nevoj e thirem tani qe gjetem Berishen sigurisht ky po na perfaqeson.O njerez mos e fyeni, mos ja lendoni plaget ka dhe ay si kushdo tjeter.deshirat e tije.

  9. futja pordhes says:

    me kete mentalitet edhe te kombtarja e kosoves kto probleme do kesh. gjithmon do jet nje tjeter me i mire se ty ne disa momente dhe po nuk e pranove koken tende do hash.

  10. Fatmir mehmeti says:

    Perfaqsuesja A shqiptare eshte svicra.
    Perfaqsuesja B eshte shqiperia.
    Perfaqsuesja C eshte kosova.
    Mos u merzisni, ka vend per te gjithe

  11. Veriu says:

    Emigrantit , ne shqipri i ke 10 kosovar qe i mbrojn ngjyrat e komtares, mos u gezo kaq heret se kosova do e Ben ekipin ma te mir se Shqiprija e prir nga Fadil Vokrri !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje