Sulmuesi i Juventusit, Fernando Lorente, thotë se ai kalon më shumë kohë me bashkëlojtarin e tij, Karlos Tevez, se sa me të dashurën e tij.
Të dy lojtarët u bashkuan te Juventusi, ku kanë formuar përveçse një partneriteti të suksesshëm, edhe një miqësi të madhe.
Mirëkuptimi i tyre në fushë ka rezultuar me dyshen që janë bërë shokë të ngushtë dhe Lorente tregon se sa shumë kohë kalon me argjentinasin.
“Ne jemi të dy të ndryshëm, por ndoshta kjo duhet për të formuar një partneritet të bukur. Ai është më agresiv se unë, lëvizë më shumë, është më i vogël dhe ju mund ta shihni atë gjithandej.
Jashtë fushës, unë dhe Tevez shoqërohemi shumë. Ne jemi shumë familjarë. Ai ka bashkëshorte dhe fëmijë, unë kam të dashurën dhe prindërit kur ata vijnë të më shohin.
Fakt është se pas stërvitjeve unë kaloj më shumë kohë me Tevezin se me të dashurën time”, ka thënë Lorente.
na plasi K…