Trajneri i njohur serb dhe ish-trajneri i Kombëtares së Ganës në futboll, Milan Rajevaç, ka komentuar grupin në të cilën gjenden Serbia dhe Shqipëria, si dhe vizitën e përfaqësueses së Serbisë në Tiranë.
“Politika është një, kurse futbolli tjetër gjë. Kemi luajtur edhe me Kroacinë dhe nuk ka pasur incidente. Duhet të na interesojë se si t’i përfundojmë kualifikimet. Nuk duhet asnjë kombëtare ta nënvlerësojmë, por mendoj se Serbia mund të luftojmë për vendin e parë dhe të sigurojmë pjesëmarrjen direkt”, tha Rajevaç