Meha i pandalshëm, dopietë spektakolare me Paderbornin (VIDEO)

1 Mars 2014, 15:08Sport TEMA

Pesë gola në katër ndeshjet e fundit. Alban Meha po kalon një formë të shkëlqyer në Gjermani. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, madje këtë herë ka realizuar dopietë. Ai ishte heroi i Paderbornit në fitoren e djeshme 4-1 në shtëpi, kundër Bohumit. Edhe pse këta të fundit kaluan të parët në avantazh me anë të Latza në të 40-ën minutë, mendoi Meha për të shënuar dy gola dhe për të përmbysur gjithçka, para se Vrancic dhe Saglik të vulosnin rezultatin. Ishte minuta e 47-të, kur specialisti i goditjeve të dënimit realizoi një gol spektakolar. Gjuajtja e tij nga 22 metra shkoi ngjitur me traversën, duke mos i dhënë asnjë shans portierit gjerman Lute për të evituar barazimin. Por, 21 minuta më pas erdhi edhe goli i dytë. Një skenar i përafërt, kur 27-vjeçari gjuajti fort nga goditja e dënimit, por një devijim i lehtë e gjeti të papërgatitur gardianin e Bohumit, duke u detyruar ta nxirrte sërish topin nga rrjeta. Alban Meha është kthyer në liderin e Paderbornit, ku edhe pse luan si mesfushor, ka pasur një aftësi mbresëlënëse finalizimi.

Në 15 ndeshje të zhvilluara deri tani në Bundesligën 2, ai ka arritur të shënojë nëntë herë, pesë prej të cilëve vetëm në katër ndeshjet e fundit. Aktualisht është edhe një prej golashënuesve më të mirë të kampionatit, pasi listën e kryesojnë Saglig dhe Zoler i Kaizerslauternit me vetëm një gol më tepër. Skuadra e Paderbonit është një prej kandidateve kryesore për të siguruar kualifikimin për në Bundesligën e parë, duke qenë se momentalisht pozicionohen në vendin e dytë të klasifikimit, pas kryesuesve të Këlnit. Meha është pjesë e klubit gjerman prej tri edicionesh, që kur u transferua në verën e vitit 2011 nga ekipi i Eintraht Trierit.

3 komente në “Meha i pandalshëm, dopietë spektakolare me Paderbornin (VIDEO)”

  1. Viktor Tusha
    Kuvendi i Lezhës, model bashkimi në historinë tonë
    http://dielli.al/lajme.php?id=43427&k=1098

  2. Sander says:

    Alban kurse nja dy per serbine

  3. tomas says:

    te gjith ata kosovar qe refuzuan shqiperin e madhe te luajne per serbin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje