Loret Sadiku ka bërë çmos që ta përfaqësojë Kosovën në ndeshjen e parë historike, kundër Haiti, e cila do të zhvillohet me 5 mars në Mitrovicë. Mbrojtësi i Helsingborgut ka kërkuar nga Federata Shqiptare e Futbollit që mos ta grumbulloj në miqësoren ndaj Maltës, pasi dëshiron ta realizojë ëndrrën, të veshë fanellën e Kosovës.
“Kjo është diçka e madhe. Kjo është ndeshja e parë e zyrtare e Kosovës dhe do të thotë jashtëzakonisht shumë. Sikur stadiumi t’i zërë 100.000 njerëz, atëherë 100.000 do të kishin shkuar, – ka deklaruar Sadiku për portalin suedez “Helsingborgs Dagblad”.
“Unë vij nga atje dhe sigurisht kjo është diçka shumë e madhe për mua dhe familjen”, tha ai.
Sadiku më herët ka luajtur me ekipin U-21 të Suedisë, por vitin e kaluar mori vendim që t’i bashkohet kombëtares shqiptare. Ai ka paralajmëruar se pas ndeshjes me Haitit do të vazhdoj të luajë për ekipin kuqezi, të drejtuar nga De Biazi.
“Atë që qëndron mes Shqipërisë dhe Kosovës e kam menduar shumë, ndaj nuk mund të heqë dorë nga kombëtarja shqiptare, pasi kam sakrifikuar shumë për të qenë pjesë e saj. Kam refuzuar edhe përfaqësuesen suedeze për këtë, – tha ai. – Mos harroni: kam gjak shqiptari dhe jam shqiptar, ndaj asnjëherë nuk më ka shkuar mendja ta lë kombëtaren shqiptare. Mirëpo, në ndeshje të tillë miqësore të përfaqësueses së Kosovës, në marrëveshje me Federatën Shqiptare të Futbollit, kërkova të jem pjesë e Kosovës dhe asgjë më shumë”, – theksoi ai.
Ksi shqiptar i duhen Shqiperis edhe pse nuk kan lindur e rritur ne Shqiperi prap e dojn edhe nuk e harrojn Shqiperin e ndihen krenar qe jan shqiptar e jo sikur disa kan lindur e rritur e din ose nuk dojn ne flasin shqip por flasin greqisht ose italisht ksi kategorie njerzish kam takuar kur kam qen ne Shqiperi ne vitin 2011 ne Tiran,Durres,Sarand eshte per tu ardh keq
Deri ketu,dakort.po mos eshte si puna e cigares qe,e fillon me nje, e pastaj te mbetet peshqesh.Ne kete hap tendin te pare edhe une te mbeshtes.Hap syte per me tej,sepse nuk flitet
per perfaqesuese,po per KOMBETARE…
Bravo ,nje komb nje kombetare vetem KUQ e ZI simboli shqiptar !
Bravo .Rrespekt per karakterin tend prej shqiptari te vertet.
Kombtraja e Kosoves nen flamurin e kolonise Europiane eshte nji taktik ndarese coptuse kombit Shqiptare . Boll na coptuan ,na ndane ne fe e flamuj e krahina ,boll na vrane antishqiptaret .
Ska me shqiptare idiot.
Keshtu i jepet perrgjigja e merituar serbit e grekut etj
bravo nje veprim i mencur
Njeri me ndergjegje ….. Brvo te qofte vlla
Ty Shqiperi me jep nder,me jep emrin shqipetar,zemren ty ma gatove ….TE LUMTE.
ky qenka patriot bravo jo abedin esat pash toptani e
nuk paska naj avni rustem andej nga macisteri tja thyj kembet atij legeni
Te lumte Sadiku, Je shqiptar e shkuar shqiptarit.Keshtu duhet te jemi te gjithe.
Te uroj suksese dhe shendet familjarisht.
Kur Kosoves ti jepet 100% e drejta ky eshte i pari qe do e ler kombetaren shqiptare. Qofsha i gabuar.
Kur thuhet Shqiperi gjithkush kudo qe jeton mbi kete dhe e ndjen veten brenda saj.Kosova cameria arbereshet e shqiptaret e Maqedonise,me djem si ju Sadiku ajo do te jete krenare….
Gjithnje polemike rrethe asaj se si quhet nje reprezentacion, perfaqesuese, kombetare apo cka?? Te thuash kombetare, atehere te gjithe duhet te jene te nje kombi! Athua ne te gjitha kombetaret e shteteve tjera te gjithe jane te nje race nje kombi apo??? Vetem ne Shqiperi dhe ne Kosove flitet per gjera te tilla!! Urrejtjte dhe mallengjim ndaj djemve te cilet perzgjedhin nje prefaqesuese tjeter e jo Shqiperine. Te themi tash se ne Evrope dhe ne bote ka shume talenta shqipetare! A munden te gjithe te luajne per Shqiperine.Une beje nje pyetje te gjitheve deri kur do te na shani neve ne diaspore? Ne e ngritem qeshtjen e Kosoves ane e mbare botes, dhame kontributin tone me gjithe cka patem, dikush me jete, dikush ne menyre tjeter!! Por sot jemi mbete zero per te gjithe!! Turp per te gjithe qe i shajne djemt tane! Ne demokraci njeriu zgjedhe at qe don vet! e jo ate qe dikush ia imponon.
Respekt dhe shembull per te tjeret.