Ish-presidenti i Real Madrid, Ramon Kalderon, ka thënë se ylli i klubit mbretëror, Kristiano Ronaldo, ka refuzuar mundësinë për t’iu bashkua Barcelonës para transferimit në “Santiago Bernabeu”.
Ylli portugez iu bashkua Real Madridit në vitin 2009 për shumën rekord prej 94 milion euro dhe është bërë lojtari më i mirë në botë në Madrid, me paraqitje fantastike.
Sidoqoftë, ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Kalderon, këmbëngul se ish-menaxheri i Mançester Junaited, Sir Aleks Ferguson, ia ka ofruar lojtarin Barcelonës, por Ronaldo e refuzoi me ngulm.
“Barcelona ishte shumë e kënaqur me një lëvizje të tillë të Fergit, por në atë moment ishte Ronaldo ai që vendosi dhe tha se nuk do të shkojë në asnjë klub tjetër përveçse te Real Madridi.
Kjo është arsyeja pse ne e transferuam. Është totalisht e vërtetë që Fergi ka dashur që ai të luajë për Bacelonën. Mançester Junaited mori 94 milion eurot dhe Real Madridi mori lojtarin më të mirë në botë, e po ashtu edhe Kristiano mori atë që deshi, sepse lojtarët si ai nuk kërkojnë vetëm para. Ata shikojnë për nder, për triumf, për traditë, që të jetë me i miri në botë dhe të fitojë këpuca të arta.
Janë vetëm tri-katër klube që mund t’i japin atij atë që ai kërkon”, ka thënë Kalderon.
Ky njeri bagatell i ardhur,nga llumi i shoqerise se Portugalise sic thote dhe presidenti,e kane terhequr vetem parat.
Pse ty cfare te terheqin?
Pse flet me bythe o njeri !?-Para pak kohesh ky zoteri beri nje gjest te larte per nje te ri shqiptar ne Usa ,informohu dhe vere trurin te kryeje ate funksion qe natyra i ka caktuar .
Pa dyshim eshte lojtari me i mire ne bote
Ky njeri eshte lojtari me i mir ne bot dhe ka vajtur atije ku ai ka deshir per te luajtur ska ndonje te keqe
Ronaldo me kete vendim te tij ka treguar qe me te vertete e njeh futbollin dhe di te vleresoje,pasi duke vajtur tek skuadra me e mire ne bote ai ka kompletuar ambiciet e tij si futbollist dhe besoj qe tek Reali do mbylli edhe karrieren e tij,pasi nuk ka ku shkon me mire,pasi Reali ne futboll eshte si Amerika ne jeten e perditshme ku te gjithe kane deshire te shkojne dhe atje perfundojne ambicjet dhe quhesh i kompletuar si njeri…