Lorik Cana, objektiv i Mançester Junaited?

3 Mars 2014, 14:52Sport TEMA

Në një kohë që Serie A po zien nga elozhet për Lorik Canën pas golit që vendosi fitoren e Lacios në Firence, një sinjal i rëndësishëm për kapitenin e kombëtares vjen nga Premier Liga. Sipas faqes së specializuar “Football Direct News”, mesfushori 30-vjeçar është vënë në shënjestër nga Devid Mojes për të zëvendësuar Nemanja Vidic, i cili do të bashkohet me Interin në fund të këtij sezoni, raporton “Sport News”. Sipas faqes në fjalë, me largimin e mbrojtësit serb dhe atë të Rio Ferdinand, lojtari shqiptar mund të ofrojë siguri në repartin e tërhequr të Devid Mojes duke filluar që nga sezoni i ardhshëm.

Një nga pikat më të forta të lojtarit shqiptar është eksperienca që ai ka në disa kampionate, madje edhe në Angli ku ka veshur edhe fanelën e Sanderlend pas largimit nga Marseja.

“Football Direct News” shkruan gjithashtu se Cana mund të luajë edhe në mesin e fushës, edhe pse vitet e fundit ka treguar se ofron shumë siguri në repartin e tërhequr.

Një nga emrat që po ndjekim me kujdes prej kohësh është edhe Lorik Cana”, thotë një burim i pakonfirmuar i “Red Devils” për faqen e internetit, duke shtuar se Mojes e vlerëson shumë grintën e lojtarit shqiptar, i cili mund të bëhet pjesë e Mançester Junaited gjatë merkatos së verës.

4 komente në “Lorik Cana, objektiv i Mançester Junaited?”

  1. fieraku4u says:

    MOS HAPNI LAJME TE KOTA O GAZETAR…MOS TE BEHEMI QESHARAK.

    LORIK CANA PO VETE NE NJE MOSHE QE DO MBYLLI KARRIEREN E TIJ SE SHPEJTI. JU THONI QE MANCHESTER UNITED DO LORIK CANEN. QESHARAKE.

    SIC THATE EDHE PER ERGYS KACEN ATEHER, QE E KERKONTE CHELSEA, NAPOLI, JEVENTUS,ROMA EDHE VALENCIA. POR NUK PAME ASGJE KONKRETE.

  2. nendetsja 105 says:

    Oo fierak, nuk e thote TemA, e thote shtypi anglez!

  3. vitrina says:

    cana po shkelqen te lazio,faktikisht e duhet ta mari united..po lereini budellalliqet,qofshin dhe angleze

  4. Ariu rus says:

    Po shkëlqen Cana në kampionato, se ka bërë një gol (spektakolar)(!?) U çmënd M.Junaited për Canën…Pordhë…pordhë…pordhë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje