Lorik Cana: Një komb, një kombëtare

4 Mars 2014, 15:16Sport TEMA

Një komb, një kombëtare. Lorik Cana nuk ka dyshime, skuadra përfaqësuese e shqiptarëve duhet të jetë vetëm një. Mesfushori dhe kapiteni i kombëtares mbajti një qëndrim kategorik në lidhje me këtë çështje, duke theksuar se të dyja vendet duhet të bashkojnë forcat për një skuadër sa më solide dhe konkurruese.

Në lidhje me emrat e përveçëm si Ujkani e Sadiku, kapiteni nuk mban një qëndrim, por thekson se vendimet duhet të merren pas konsultimit me të gjithë pjesëtarët e kombëtares shqiptare, raporton Sport News.

Në fokus të mesfushorit kuqezi gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes me Maltën ka qenë edhe përballja e dyfishtë me Serbinë. Cana e pranon që ndaj kombëtares sllave duhet të zbresë në fushë një skuadër e bindur në forcat e veta.

Në lidhje me pritshmëritë e kapitenit për grupin eliminator, i rëndësishëm është fakti që Shqipëria duhet të mësojë nga gabimet e së shkuarës.

I pranishëm në konferencën përpara ndeshjes miqësore kundër Maltës, u shfaq pas një viti edhe sulmuesi Edmond Kapllani, i cili po kalon një formë të mirë me ekipin FSV Frankfurt. Sulmuesi durrsak nuk e fsheh kënaqësinë për këtë rikthim dhe shton se skuadra është rritur teknikisht krahasuar me momentin kur ai mbante të veshur këtë fanelë për herë të fundit.

Në vijim Kapllani shton se grupi aktual duhet të japë maksimumin pasi tashmë nuk ka më ekipe të dobëta.

E ardhmja e sulmuesit te skuadra gjermane është ende në dyshim por Kapllani pohon se do të nisë shumë shpejt bisedimet me klubin.

17 komente në “Lorik Cana: Një komb, një kombëtare”

  1. MERITONI says:

    LORIK,do te mbahesh mend si tradhtari i pare kombetares KOSOVARE.
    nje dite do te turpnohesh per kete,nese vetdisohesh ndonjeher.
    ka me te mallkue gjaku i mijra te rinjeve KOSOVARE, qe jane vra per ket toke te shenjte.

    1. Bardhi Iliri says:

      Lorik je Heroi i te gjithe Shqipetareve. Je krenaria jone. Per ato Shqipetare te Kosoves qe mendojne se Kosova duhet te kete kombetare me vete ato jane tradhetare te kombit tone qe bien pre e lojes anti-Shqipetare qe po luhet nga Serbet, Greket dhe Ruset.

      1 Komb, 1 Kombetare. Ne jemi Prishtina e Tifozave Kuq e Zi.

    2. besi says:

      hey ti mundeshe me fol veq per veti se e din fort mir se shum grupe tifoze ne kosove shum kosovar jon me kombtaren shqiptare me ngjyrat kuq e zi ejo me ngjyerat kalter e verdh me fusnot

  2. leonardi antwerpen says:

    breke-kuqit gjakovare i pelqene stervitja ne kavaje

    1. Gjakovari says:

      O “leonardo”
      Me Canen krenohen shqiptaret me ket’ane e m’atane kufirit shqiptaro-shqiptar, po SHQIPTARET e jo bukeshkalesit si puna jote qe i kemi me shumice prandaj dhe jemi 10 milion ne 5 shtete.
      Po te jesh m… i mire, ti shkon e kthehesh ne Kavaje apo atje ku ke lindur ne Shqiperi e nuk na shet p…. nga Antewerpen ku ndodhesh aktualisht.
      Mos ke filluar te rrish pa breke fare (me qe flet per breke te kuqe?)
      Atje ku banon ti nuk i kane qejf fare ato te bekuara breke (pavaresisht nga ngjyra qe mund te kene) dhe sumatriçen ia japin lire fare atij qe ua kerkon i pari.

    2. Shqiptare nga Drenica ANTI-kosovarllek ( (ish Kosovar ) says:

      O legeni i Anversit, nga Kavaja ishte deshmori i UCK-se INDRIT CARA

      Diten kur ti fsheheshe nder fustan te mamit, AI u flijua per Shqiperi ne Shqiperi

      http://youtu.be/TFX5m7VAucc

  3. roni says:

    Loriku vendosi qe te luaj per flamurin e Adem Jasharit dhe jo te Athesarit. Prandaj Meriton mos ja fut kot se te gjithe Shqiptaret e Kosoves nuk linden Kosovare por Kosovare i bene, Shqiptare nuk u bene por Shqiptare linden. Apo jo?

    “SHQIPERI ETNIKE”

  4. altin deda says:

    Ore ju komentuesit e huaj qe flisni shqip, c’pune keni me shqiptaret!!

    te gjithe qe ndjehen shqiptare e kane nje kombetare. kombet e tjera le te bejne kombetaret e tyre!!

    kush eshte me kombesi kosovare apo sllave le te luaje per kombetaret perkatese.

    Loriku eshte shqiptar i kosoves dhe luan me ngjyrat e flamurit te tij!!

    1. LIMONTOSI says:

      e shof kte lorikun qe te veje kandituren per ndonje deputet, ne emer te patriotizmit. ai harron qe e mira e kosoves eshte te kete kombetaren e tij, te njifet ne bote nepermjet futbollit. perderisa ka nje shtet te kosoves, (mire apo keq) duhet te kete dhe formacionin e saj ne futboll dhe ne te gjitha sportet. atdhetarizem eshte te perfaqsosh kosoven.

      1. Bardhi Iliri says:

        Ore a Shqipetare ti apo si pas teje Kosova nuk eshte Shqiperi???

        1. LIMONTOSI says:

          Kosova eshte shtet me vete, i dashur. te pakten deri tani.

      2. altin deda says:

        atdhedashurine ta tregoni duke luftu injorancen,radikalet myslymon dhe korrupsionin.

        identitetin kombetar nuk e ndryshon asnjeri. vetem ju shqipfolesit jeni gati te nderroni cdo gje. po serbet e kosoves a ka ndonje shans te behen kosovare?? vetem ju qenkeni nderkombetare ne ideal!!

  5. Djaloshi USA RKS says:

    Por nje here duhet te bahet bashkimi Kombtar e tani do e kemi nje kombtare futbolli por qaq din ne e per ket arsyje kemi mbet vendet me te varfura ne Evrop vetem praramendoni Parlamenti Evropjan ka vendos Moldavis me ja jek vizat kurse Kosova ende me viza e kurse Shqiperis 4 here ju ka refuzi statusi per ne BE e vetem Shqiperis i ka ndodhe kjo qe me ju refuzi 4 here Statusi paramendo kemi thy rekord negativ na shqiptaret sepse jemi nje popull qe flsum shume e pak punojm vetem shiqoni pilitikanet tan ata din te flasin por jo edhe me punu.

  6. Spartan says:

    Po deri dje pse thuhej nje komb nje kombtare? Pse ndryshuat mendje?
    Nqs doni kombtaren tuaj, atehere veproninsi shtet me vete dhe mos sillni me as sportista, as kengetare dhe as turista. Vazhdoni me veten tuaj, brenda shtetit tuaj…
    Tju vi turp, ju hapem deren per atdhetarizem, per Shqipnine e modhe, por siduket keni pas thjeshte nevoj per nje ekip.

    Serb gjithanej pupupu

    Merrini te gjithe, se me Serbine qekeni tifoz.

  7. Djaloshi USA RKS says:

    Enver Hoxha i ka lan me te meta disa ne Shqiperi hahaah me vjen keq q ejan larg realitetit hahaaha ne disa raste naj shajn e disa raste na lavdrojn nuk po kuptoj por nje e die qe e kaluara i ka fajet (Komunizmi)

  8. shqiptar says:

    ore injorante pse bini ne gracken e serbit.nje komb, nje flamur,nje kombetare.nuk ka rruge tjeter per shqiptaret kudo qe jane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje