Toti: Liga e Kampionëve, ëndrra e parealizuar

4 Mars 2014, 15:24Sport TEMA

Ikona e Romës, Françesko Toti, ka thënë se në karrierën e tij të gjatë ka një peng dhe ky është trofeu i Ligës së Kampionëve.

Gjatë karrierës së tij, 37-vjeçari ka fituar Kupën e Botës me Italinë (2006), titullin e Serisë A dhe Kupën e Italisë me Romën, mirëpo asnjëherë nuk e ka fituar garën prestigjioze evropiane.

“E di se nuk kam edhe shumë kohë, por kam një ëndërr që dua ta realizoj. Dua të fitoj Ligën e Kampionëve me Romën”, është shprehur kapiteni roman për Rai Uno.

Sipas tij, njëmbëdhjetëshi ideal i lojtarëve krahas dhe kundër të cilëve ka luajtur është:

Portier: Buffon.

Mbrojtës: Maikon, Samuel, Kandela.

Mesfushorë: De Rosi, Ksavi, Iniesa.

Mesfushor ofensiv: Toti.

Sulmues: K. Ronaldo, Mesi, Ibrahimoviç.

7 komente në “Toti: Liga e Kampionëve, ëndrra e parealizuar”

  1. Halyll says:

    o Tot, ke harru ne formacion nje bashkekohes – lojtar qe me top ne kembe vraponte/driblonte/shenonte me shpejt se ti kur ishe 25 vjec dhe jepje normat e 100 metrave. Ky eshte i pa arritshmi, RONALDO FENOMENI. Mendohu icik me mire here tjeter

    1. vlora.aj says:

      Kta 3 te fundit para Ronaldos jane 2 shkalle me poshte.

  2. futbollisti says:

    Edhe une jam dakort,nuk vjen me lojtar si RONALDO braziliani.Gjysma e botes u be tifoze me Interin vetem prej Fenomenit.

    1. klajdi says:

      Cfare fitoi ky fenomeni ne itali ku gjysma e be tifoz mos ja fusni pordhes kot tano qe sluan eshte me i madhi tamam pune shqiptares kur vdes te dhjesin me lavderime.

  3. pinku79 says:

    Po nuk ishe romanist nuk do arrish kurre te mendosh se kush eshte FRANCESCO TOTTI ,..Megjithese ka 37 vjec eshte gjithmone nje spektakel ta shohesh ne fushen e lojes

  4. futbollisti says:

    Jo mer plak jo,pordhes ia fut ti qe harron shume shpejt.Nese je i vogel dhe nuk e mban mend Ronaldon duke luajtur, hape youtubin dhe do shohesh mrekullite e IL FENOMENO.Toti eshte lojtar i mire,pak siper mesatares,te themi tip Lampard me shoke.

  5. Auloniat says:

    Luis Nazareno da Lima RONALDO , i quajtur FENOMENI ,
    ka fituar DY tituj KAMPION BOTE dhe NJË NËNKAMPION
    BOTE. Etj. Etj. Lum ata që ”maten” me të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje