Duka: Me Serbinë do fitojmë si me Greqinë

7 Mars 2014, 14:47Sport TEMA

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka komentuar shortin e kualifikimeve për Europianin e 2016- ës, duke u ndalur natyrisht te ndeshja me Serinë. Si krahasim ai ka sjellë fitoren e kuqezinjve më 4 shtator 2004 ndaj Greqisë (2-1) në “Qemal Stafa”, por pa harruar të lëshojë edhe një apel për tifozët e Kombëtares, raporton “Panorama Sport”. Gjatë emisionit “Takimi i pasdites” në “Vizion Plus” ai u ka kërkuar këtyre të fundit që të mos i kalojnë caqet, duke e konsideruar këtë vetëm si një ndeshje normale futbolli. Takimi pritet të jetë ndër më të zjarrtit e këtyre kualifikime, kjo nisur edhe nga përplasjet politike që shqiptarët kanë pasur ndër vite me serbët.

Shorti 

“Jemi në një grup shumë të vështirë, por unë them se ne mund të ndeshmi me këta kundërshtarë dhe gjithçka duhet t’ia lëmë fushës së lojës. Shqipëria ka treguar se mund të bëjë lojëra të mira ndaj çdo kundërshtari, ndaj do ta provojmë edhe këtë të bëjmë më të mirën e mundshme. Është një grup i fortë, ku çdo skuadër mund t’i marrë pikë tjetrës dhe në këtë këndvështrim pse të mos përfitojmë edhe ne nga këto përplasje. Të gjithë kundërshtarët ne duhet t’i shikojmë si të tillë sportivisht dhe nuk duhet që t’i kalojmë caqet. Ne duhet të bëjmë më të mirën edhe sa i përket ndeshjes me Serbinë, por natyrisht pa i shtuar më shumë se duhet dozat, pasi kjo do ta vinte disi në presion edhe skuadrën tonë. Do të jetë një ndeshje futbolli dhe e tillë duhet të mbetet, ndaj ne do bëjmë punën tonë maksimalisht në këtë këndvështrim. Kemi rastin e Greqisë, ku ne vërtet fituam dhe krijuam edhe një atmosferë shumë e mirë dhe të zjarrtë, që normalisht ndikoi pozitivisht edhe te skuadra. Unë e kuptoj se tifozët janë disi më të prirë në ndeshje të tilla, por përballjen me Serbinë në radhë të parë duhet ta kuptojmë si një ndeshje futbolli, të cilën të gjithë duam që ta fitojmë, natyrisht pa kaluar më pas caqet e tifozllëkut. Ndaj u bëj apel të gjithë tifozëve që ta përkrahin Kombëtaren, por pa bërë presion apo pa i kaluar limitet”, – tha Duka.

Januzaj

Presidenti i FSHF-së preku sërish çështjen “Januzaj”, duke pohuar se federata ka bërë maksimumin e mundshëm për ta afruar këtë lojtar, por një gjë e tillë duket e pamundur. “Jo, nuk jemi afër tij. Nuk kemi asnjë përgjigje pozitive, megjithë përpjekjet tona për ta afruar. Unë e kam thënë edhe herë të tjera që ai është një talent dhe ne do të ishim shumë të kënaqur nëse do të luante për ne. Por unë mendoj se ne duhet të merremi më shumë me lojtarët tanë. Më ka bërë përshtypje një prononcim i para disa ditëve të Hamdi Salihit, i cili thoshte: po pse nuk merreni me ne që kemi dëshirë që të luajmë për Kombëtaren. Pse s’merreni me ne që kemi dëshirë të kontribuojnë për Kombëtaren, por me ata që nuk e kanë këtë ndjesi? Ndaj edhe unë them se duhet të merremi më shumë me këta lojtarë, të cilët vërtet duan të kontribuojnë për Kombëtaren shqiptare. Federata dhe jo vetëm nuk kemi lënë asgjë pa bërë për ta afruar atë lojtar, ndaj nuk bëhemi pishman sepse nuk kemi ç’të bëjmë tjetër”, – përfundoi presidenti.

10 komente në “Duka: Me Serbinë do fitojmë si me Greqinë”

  1. Labi 24 karratesh says:

    O Duka,duhet etmerresh me ata qe kane me shume talent dhe vetem deshira nuk mjafton.Une e kam deshiren me te madhe se Salihi por I bej 100m per 1min.
    Punoni me k/ministrat e Shqiperise dhe Kosoves per Januzajn.
    Teoria e deshires eshte teori marksiste idiote…talenti nuk kompensohet dot me pune

    1. Shqiptare nga Drenica ANTI-kosovarllek ( (ish Kosovar ) says:

      Po mjafte me me keta gjak-shiturit se na e cate tra*in! Po c’fare jemi ne? Shqiptare me nder apo maxhup lypsare? Haroni keta tradhetoret si Januzaj, Xhaka, Shaqiri e kompani! Se pari duhet te te vloj gjaku KUQ E ZI pastaj ta veshesh fanelen, s’kemi nevoje per bastarda!
      Shume lojtare te kombetares jane nga krahinat e Shqiperise qe serbet quajne Kosovo, dhe kane nje urrejtje te pa kufi per serbet, do japin maksimumin ne fushe, do jete nje lufte e vertete. O do kthehen me fitore o mbi mburroje!

      1. Glad I left Albania! UK says:

        fitoni nje ndeshje ne kualifikim ju dhe te hani mender jush, mhamudin! sic jane politikanet te korruptuar, ashtu FSHF, ashtu jane lojtaret qe shesin lojen, ashtu jane te gjithe ne shqiperi qe kane nje post/detyre apo ku di une, pa perjashtim. Nuk behet ai vend me ata mut njerez ne krye?

      2. MERITONI says:

        SHQIPTARE NGA DRENICA

        njerzit me mendje te smut si e jotja,e verteton teorin e DARVINIT.
        kush ta jep te drejten ty me i nda njerzit ne tradhtare dhe patriot.
        ku ke ndegju ti se ka gjak KUQ E ZI.
        edhe serbia ashtu si ti,KOSOVEN E QUANTE KRAHIN,kosova nuke eshte krahin as e SERBIS e as SHIPNISE,por eshte REPUBLIK.

        NJE NJERI I MEQEM KA THON,SE SA MA SHUME PO I NJOH NJERZIT,AQ MA SHUME PO I DU KAFSHET.

        1. Shqiptare nga Drenica ANTI-kosovarllek ( (ish Kosovar ) says:

          Zotrrote ka degjuar per Darwin-in!!!!

          Qe te kuptosh ” gjakun KUQ E ZI “( eshte metafore o kretin ) duhet te lindesh shqiptare!

          Te gjithe “shqiptaret” qe mbajne flamuj te huaj jane tradhetore.

          Kosovo eshte nje shtet BABANE, nga nje rroberi serbe ne rroberi te EULEX-it.

          Menyra se si shkruan me tregon se sa vite shkolle i ke, ndersa shqipen e flet si nje maxhup Kosove.

          “Sa me shume i njoh njerezit, aq me shume i dua kafshet”. Nga Mark Twain. Kur te citosh dike, per respekt te autorit, se paku shkruaja emrin!

  2. Emigranti_UK says:

    Duka eshte nje mafjoz dhe antikombetar. Nuk e kuptoj se si i merr Ai mandatet me keq se ne diktatur.
    Shporru qelbesire se na turperove.

  3. Shqiptari says:

    Lere Serbin se nuk na ka bo gje Serbia. Le te merren Koosovaret me serbin cke ti.

  4. ilir says:

    ti do tredhur po ca te besh per te tera keto ti e ke fajen mor pler

  5. tani says:

    SERBIA TE RREH BRENDA-jashte po ashtu se shqiperia ka per drejtues te FSHF disa te paafte dhe te korruptuar si DUKA e kompani,kur te shporren kjo fare e keqe,qe s’ka lidhje fare me futbollin atehere mund te dalim ne krye te grupit, me keta drejtues te FSHF e kemi te sigurt vendin e fundit,turp per shqiperine qe mban keta njerez ne krye te nje asambleje prestigjoze si FSHF.

  6. milo bufi says:

    me ty o Duka e kemi te sigurte vendin e fundit ne klasifikim,,por problemi eshte se nuk qenke vetem ti, por jane edhe komplet ata qe te zgjodhen ty qe ndihen te lumtur ne vendin e fundit!o pike e zeze ca na gjetime keto plehna

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje