Etrit Berisha, Migjen Basha, Alban Meha, Amir Abrashi dhe Ermir Lenjani kanë rrëfyer për gazetën kosovare “Sport Plus”, emocionet që kaluan teksa luhej miqësorja Kosovë-Haiti. Berisha e ka vlerësuar lojën e disa lojtarëve, teksa Basha ka vënë theksin tek fakti se fusha e stadiumit “Adem Jashari” ishte në kushte të këqija. Mehës i erdhi keq që asnjë lojtar nuk hyri në histori, duke shënuar gol. Abrashit i kanë bërë përshtypje tifozët, kurse Lenjanit iu rrëqeth trupi me atmosferën në stadium. Sakaq, nuk kanë munguar edhe pyetjet në lidhje me aktivizimin e tyre për Shqipërinë.
Vëzhgimi
5 mars 2014. Ora 15:00. Futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë zënë vend në karriget e hollit të kompleksit ‘Tropikal’ në Durrës. I kaplojnë emocionet. Kosova zhvilloi ndeshjen e parë miqësore me lejen e FIFA-s ndaj Kombëtares së Haitit. Kuqezinjtë nuk patën mundësi që ta shohin të gjithë ndeshjen, duke ndjekur vetëm 45-minutat e pjesës së parë, e cila u vlerësua si historike për futbollin e Kosovës. “Sport Plus” ishte më 5 mars në Durrës dhe mori përshtypjet e disa lojtarëve të Shqipërisë për Përfaqësuesen e Kosovës, të udhëhequr nga Albert Bunjaki.
Berisha
Vite më parë e djersiti fanellën e Kosovës sa ishte pjesë e Kalmarit në Suedi. Thotë se është shumë i lidhur me përzgjedhësin e Kosovës Albert Bunjaki. Ndeshjen Kosova-Haiti, e përcolli me shumë emocione. “Loja e Kosovës m’u duk shumë e mirë. E pashë një skuadër shumë kompakte. Terreni ishte shumë i vështirë. Më pëlqeu Avni Pepa, Anel Rashkaj, Loret Sadiku”, ka thënë portieri që tashmë ruan portën e Shqipërisë. “Kisha dëshirë që ta fitonin këtë ndeshje”, shtoi ai. Etrit Berisha ndër të tjera zbulon se është shumë i lidhur me Albert Bunjakin dhe se konsultohet më të për çdo gjë. Në pyetjen se a do të bisedojë me Bunjakin edhe në momentin që Kosova do të pranohet me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA, ai deklaroi: “Jam i fokusuar vetëm te Kombëtarja shqiptare”.
Me vëmendje pjesën e parë të miqësores Kosovë- Haiti e ndoqi edhe mesfushori tjetër kosovar i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha. “Në pjesën e parë, Kosova pati 2-3 raste të mira. Por fusha ishte katastrofë. Gjithsesi, angazhimi nuk mungoi”, theksoi futbollisti i Torinos në Itali. Ai, ndër të tjera, tha se nuk ka marrë ftesë nga Kosova dhe se nuk ka ndërmend që të luajë për Kosovën. “Nga Kosova nuk kam marrë ftesë. Ata i dinë punët e veta. Kam pritur 3-4 katër vite për të luajtur me Shqipërinë, pasi më parë kam luajtur me Zvicrën U-21 dhe kam pasur probleme nga FIFA, kurse tashmë nuk kam kohë të pres edhe për Kosovën. Derisa të pranohet Kosova ndoshta plakem. Do të dalin talente të reja. Me Shqipërinë i përfaqësojmë të gjithë shqiptarët. Edhe vëllai im Vullneti (aktivizohet me Sionin në Zvicër) që luan me Shqipërinë do të mbetet kuq e zi”, përfundoi Migjen Basha.
Mesfushorit nga Kosova, Alban Meha, i erdhi keq që asnjë lojtar nuk arriti të hyjë në histori, duke shënuar gol në Kosova-Haiti. “Fusha ka qenë shumë e keqe dhe asnjë lojtar nuk arriti që të hyjë në histori”. Ai ndër të tjera zbuloi për gazetën se është kontaktuar nga përzgjedhësi i kosovarëve Albert Bunjaki. “Më ka telefonuar një herë Albert Bunjaki dhe donte të dinte gjendjen time. Ende nuk i kam thënë asgjë”, pohoi ai. Në pyetjen se në ç’kah po i rreh zemra, Shqipërinë apo Kosovën, ai nuk pranoi të përgjigjej.
Abrashi
Futbollisti i Grasshoppersit në Zvicër, Amir Abrashi, mbeti i impresionuar me tifozët në ndeshjen e Kosovës. “Shikues ka pas shumë. Interesant m’u duk. Për lojën e parë mirë ke”, theksoi ai. “Unë luaj për Shqipërinë. Sapo kam vendosur për Shqipërinë, nuk mund të ndërroj mendje (qesh)”, vlerësoi Amir Abrashi. Të kujtojmë se ai kohë më parë ka refuzuar që të aktivizohet për Zvicrën vetëm për ta veshur fanellën kuq e zi të Shqipërisë.
Lenjani
Ermir Lenjani tash e një kohë është bërë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë. Mbrojtësi nga Kamenica e Kosovës, e përcolli me shumë vëmendje sfidën historike të Kosovës. Emocionet nuk i munguan. “Trupi m’u ka rrëqeth, besoni. I njoh edhe disa lojtarë. Mu duk interesant. Shumë u bë keq që nuk fitoi Kosova”, pohoi futbollisti i St. Gallenit në Zvicër. Edhe për shërbimet e tij ka nisur të interesohet Albert Bunjaki. “Direkt nuk më ka thirrur, por indirekt po. E ka pyet Nushin për mua, si është gjendja ime, për formën time e kështu diçka.. Megjithatë, unë jam duke menduar vetëm për Shqipërinë”, deklaroi Ermir Lenjani.
Nje pyetje te thjeshte kam:-A kishte ne formacionin e Kosoves ndonje perfaqesues te komuniteteve te tjera joshqiptare qofte edhe simbolik,apo ishin te gjithe shqiptare ?-Falemnderit kush me pergjigjet !
Lojtaret në fushë dhe ne banken rezervë ishin të gjithë shqiptar të Dardanisë Antike.
Kapakun kesaj meseleje ja ka vu intervista e presidentit Bujar Nishani ne tv Klan Kosova:
http://goo.gl/qHtJfJ
Pyetja eshte me vend por pergjigja eshte JO. Sepse dihet qe serbet nuk e njohin Kosoven si shtet.
Ajo skuader futbolli duhet pare si perfaqesuese e shtetit te Kosoves dhe jo si skuadra kombetare e shqiptareve. E them kete sepse atje ne te ardhmen mund te futen shume serbe, apo pakica te tjera te cilet nuk I perkasin kombit shqiptare.
Prandaj te gjithe duhet ta fiksojne mire ne mendje se skuadra e Kosoves nuk mund te quhet kombetare.
INFERMIERI
te gjithe ishin shiptare,bile edhe selektusi.
Bravao migjen basha.shqiptqret jane vec nje
Kush kerkon perfaqsuse per kosoven dakort ……por jo kombetare … ..shqiptaret e te gjitha trojeve e kane kombetaren e tyre KUQ E ZI . Me lojtaret me te mire.
Vetem suksese se per te paren here mir ka qen tani Talent si Pepa Rashkaj ngadal duhet te afrohen me Kuq e zi suksese
Or cuna, e para edhe neve na vjen keq qe nuk fituan ata cunat e kosoves sa per emer me teper. por e verteta eshte se populli yne duhet me pase vetem nje kombetare, me djem qe duan flamurin kuq e zi dhe jo ate perrallen e Athisarit.Le ti tregojme botes se ata u munduan te na ndajne fizikisht por zemrat tona jane nji. jane shqiptare dhe keshtu do ja transmetoni edhe ju brezave qe do te vijne.Ruga e nisur nga ju eshte drejtimi i kombit tone per te ardhmen. Le te sfidojme politiken, ate qe nuk e bejne dot politikanet le te filloje e ta bejne djem si ju tek futbolli. Bashkim ,Bashkim, Bashkim.
Rrofte populli shqiptare, jete te gjate djemve si ju.
Une jam nga Drenica, por beja tifo per Haitin!
Ne nje qytet te Shqiperise qe quhet Mitrovice, ne nje stadium qe mban emrin e nje HEROI qe flijoi tere fisin per Shqiperi, kjo ndeshje ishte nje fyerje per tere gjakun qe eshte derdhur ne trojet Arberore, TURP per ata qe mbanin flamurin blu! Aq sa me ben te ndjehem krenar kombetarja shqiptare, aq me beri te ndjehem i turperuar ajo kosovare
Nje Komb
Nje Kombetare
Nje Flamur
Nje Shtet
….