Pesë gola në katër ndeshjet e fundit me Paderbornin dhe një tjetër supergol me Kombëtaren Shqiptare. Alban Meha po përjeton formën më të mirë në karrierë. Golat e tij janë njëri më i mirë se tjetri. Mesfushori nga Mitrovica rrëfen në një intervistë për gazetën kosovare “Arena”, goditjet nga gjuajtja e lirë, të cilat janë specialiteti i tij. “Inspirimi im vjen nga Rivaldo. Gjithmonë e kam ndjekur atë. Krahas kësaj, ushtroj edhe me një shok timin, i cili është portier. Me të stërvitem nga 20 minuta deri një orë, pasi mund të harroj se si të godas topin”, thotë në fillim të bisedës të bërë në hotelin “Tropikal”, pas ndeshjes Shqipëri – Maltë (2-0). Meha ka harruar kur ka shënuar gol në brendësi të zonës së rreptësisë. “Ose gola spektakolarë ose nuk shënoj fare. Nuk është më interesant vetëm të shënosh gol…”, – shton 27-vjeçari.
Goli ndaj Maltës
Në fanellën e Kombëtares Shqiptare ai realizoi golin e dytë. Të parin e kishte realizuar nga gjuajtja e lirë kundër Lituanisë, kurse maltezëve u shënoi nga 40 metra. “Provuan disa herë Basha, Kaçe, kurse unë isha në dyshim të pasoja për Kapllanin apo të godisja, por vendosa të gjuaja vetë dhe topi shkoi në portë”, shton Meha, duke komentuar edhe lojën e kuqezinjve. “Ishte mirë. Në pjesën e parë bëmë disa gabime siç dimë ne shqiptarët, por në pjesën e dytë arritëm dhe u stabilizuam më shumë në lojë. Fitorja ishte e merituar”, ka deklaruar mesfushori.
“Predha” për Serbinë?
Albani tani ka një tjetër ëndërr. Të dërgojë topin në portën e Serbisë në ndeshjen e Beogradit, më 14 tetor. “Do të ishte interesante të shënoja një gol të tillë ndaj Serbisë. Sigurisht që do të provoj t’i shënoj, por më me rëndësi do të ishte të fitonim, sesa të shënoja unë. Kjo ndeshje do të jetë e fortë dhe të gjithë po e presim me padurim”, vazhdon Meha. Ai te Kombëtarja shoqërohet me Valdet Ramën, Mërgim Mavrajn, Amir Abrashin e Edmond Kapllanin. “Kapllani më ka mësuar disa fjalë shqip”, bën shaka mesfushori i Paderbornit. “Kemi gjasa të mira për t’u ngjitur në Bundesligën 1. Jemi në vendin e tretë. Askush nuk beson në këtë, pasi kemi një skuadër të vogël”, deklaroi Alban Meha.
E telefonoi trajneri i Kosovës
Meha bashkë me lojtarët tjerë të Kombëtares kanë parë ndeshjen Kosova-Haiti 0-0. Ai ndjen në një formë keqardhje që kosovarët nuk shënuan gol. “Fusha ishte shumë e keqe dhe asnjë lojtar nuk arriti që të hyjë në histori me ndonjë gol”. Ndërkohë, zbuloi se javë më parë ishte kontaktuar nga trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku. “Më ka thirrur një herë Alberti, ka dashur të dijë gjendjen time. Ende nuk i kam thënë asgjë”, pohoi ai. Në pyetjen se nga po i ‘rreh zemra’, Shqipërinë apo Kosovën, ai nuk deshi të përgjigjej.
Qafre pytje ka po te rrehe zemra ka Shqipria a Kosova po Kosova e Shqiperia eshte nje zemer e nje komb por padrejtsit qe jan ber kombit ton ne te kaluaren sod populli po e pagun shtrejt edhe mua nuk po me besohet ju disa te Shqiperis shume te trash ka truri nje dihet se kur te pranohet Kosova ne FIFA e UEFA gjithe ama te gjithe lojtaret qe luajn per kombtaret tjera qoft edhe per Shqiperin do ti bashkohen Kosoves, por e mira e te mires eshte qe Kosova ti bashkohe Shqiperis qe ta korigjojm te kaluaren se sbashku do te jemi me te fort ne te gjitha aspaktet rroft kombi shqiptar
Kur zemra flet shqip te tjerat regullohen
Bravo Albano, Shqiperia eshte atdheu i gjithe shqiptarve .
Nji komb nji qendrim ne cdo lloj perballje .
Ndarja ishte ne favor te armiqeve te kombit tone .
Vetem karakteret e dobeta e njerzit qe snjohin flamurin e te pareve ,
bien preh e percarjes e ndasive kombetare .
Pushka top tu befte Alban i gjithe Shqiptarve .
turp per atq shqipetar ae luajne per kombetaret tjera .nje gje ta din se fama nuk fitohet me kombetarn po klubet ku luajne .po kombetarja jote te ben te ndehesh mbret, krenar,te kendosh himnin ,nuk e di po je njeri tjeter keta mbyturina ne kombetaret sjan kurrkushi per at komb qe lujne vec skllever te tyre asgje tjeter turp turp per ta
Dalja me vehte e Federates se Futbollit te Kosoves do ti shkaktoje dem te madh nocionit te bashkimit te Kosoves me Shqiprine.Nje perballje e mundeshme e dy ekipeve midis tyre do te behet premise per lindjen e armiqesive.Ne ato fusha ku nderkombetaret nuk mund te na pengojne,duhet te veprojme si nje shtet I vetem.
Ka vetëm një kombëtare për shqiptarët nga të gjitha cepat e mëmëdheut Shqipëri: që nga Parga e Preveza e deri në Mitrovicë e Tivar – Ulqin – SHQIPËRIA.
Kosova është SHQIPËRI dhe jo leckë surrogate me zbukurime të huaja.
Ekipi nga Kosova/jo kombetare/
lujati vetem per te na Turperuar .
1. Luajti pa asnje simbol shteti
2. Luajti pa asnje simbol kombetar
3. Luajti me Fusnoten serbe etj.
Na peruli dhe kompromitoje deri ne fund me politik te vwllwzwrim bashkimin me serbine. TURP, TURP TURP.