Mjekët e kanë informuar familjen e Michael Schumacher se vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë atë.
45- vjeçari, kampion i Formula1, po bën 69 ditë në koma të induktuar, ndërsa shanset që ai ta marrë veten janë ulur ndjeshëm.
Ai u aksidentua në një resort francez më 29 dhjetor të vitit të shkuar.
Menaxherja e tij insiston se ai është akoma në fazën e zgjimit.
Por mediat gjermane raportojnë se familja është informuar se gjendja e tij shëndetësore nuk ka ku shkon më keq.
Ky informacion nga mediat gjermane bie në kundërshti me raportimet nga Italia.
Gazzetta dello Sport pretendon se kampioni i botës nuk është më në ventilator dhe po merr frymë në mënyrë të pavarur.