Serbia kërkon t’i ndalohen miqësoret Kosovës

7 Mars 2014, 15:45Sport TEMA

Federata e Futbollit e Serbisë (FFS) po mundohet sërish ta bllokojë Përfaqësuesen e Kosovës që të zhvillojë miqësore ndërkombëtare.

FSS i ka dërguar një letër proteste presidentit të FIFA-së, Sep Blater. Serbët këmbëngulin se Federata e Futbollit e Kosovës nuk i është përmbajtur rregullave të caktuar nga FIFA për zhvillimin e ndeshjeve miqësore.

Shtëpia e futbollit botëror ia kishte lejuar Kosovës zhvillimin e miqësoreve, por pa të drejtë që të përdor simbolet shtetërore, himnin dhe simbolet tjera.

“Është e qartë se kemi prova që lojtarët vendës mbanin në fanellë emblemën e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kjo është befasuese, duke e pasur parasysh se drejtuesit e ndeshjes është dashur ta vërenin këtë, në bazë të vendimit të marrë nga FIFA”, thuhet në ankesën e FSS-së, transmeton ‘RTK’.

“Ndër të tjera, ndeshja është ndjekur nga vëzhguesi special i FIFA-s, i cili nuk ka reaguar po ashtu. Federata Serbe kërkon nisjen e procedurës disiplinore ndaj të gjithë zyrtarëve të ndeshjes”, shkruhet në reagim.

Drejtuesit e futbollit serbë presin përgjigje nga FIFA, nga e cila presin sanksionime për shkak të mos-respektimit të modaliteteve.

“FSS distancohet nga vendimet e Komisionit për Çështje Urgjente dhe FS kërkon revokimin apo anulimin e vendimit të miqësoreve të Kosovës”, përfundon reagimi i FSS-së.

8 komente në “Serbia kërkon t’i ndalohen miqësoret Kosovës”

  1. MERITONI says:

    ja haptas,hala pa kalue 24 ore,po verehet kushe eshte kunder KOSOVES,disa injoranta shiptare dhe ajo qe eshte goditun ma se shumti, SERBIA.

    me vjen keq,por,KOSOVA nuke eshte vendi ku njerzit duhet ti shfryejn KOMPLEKSET e veta.

    HAPTAS PO VEREHET SE DISA VUAJN PREJ KOMPLEKSIT TE INFERIORITETIT,APO KOMLEKSIT TE VLERAVE TE ULTA.
    KETU NUKE E MENDOJ PER ATA SHIPTARE QE MENDOJN SHQIP DHE JETOJN SHQIP.

  2. buli une says:

    Nuk eshte arit ky qellim Kosova me 21 Maj do luaj miqsore kunder Turqis ne Mitrovic eshte zyrtare.

  3. ylli says:

    Kete e kemi dite dhe po e dime perj Serbis kaher, por e pakuptushme ashte nga shqipfolsat e konkretisht nga Lorik Cana pse ashte kunder Kosoves!

  4. Veriu says:

    Te gjith shqiptaret nga te gjitha trojet i mirpresum Kur te vijn e tbejn tifo per vllezrit kosovar ! Ju garantijm Spektakel, EDHE ne ndeshjet kunder Haiti kishte mjaft shqiptar nga Tetova , shkodra , Ulqini , presheva , mir se vini o Ballista Kosova ju mirpret! Kosova esht e gjith Shqiptarve !

    1. Dritani says:

      Veriu. Shum e vertet kombetarja e kosoves perfaqson gjithe shqiptaret jashte shqiperis e qe jane mbi 4 milione me shum se ata brenda shqiperis. Kosova ka me shum se shqiperia te drejte morale historike e kombetare te jete bartese e gjithe kombit shqiptare. Pramdaje edhe epiteti kombetare i takone kosoves jo shqiperis

      Ndesa aje Lori cana me baban e tije bigjozgji nuk qojne peshe ata bashke me Duken e kan shkatrruar perfaqsusen e shqiperis dhe ne ju themi larte duarte nga kombetarja e kosoves

  5. JJ says:

    E rendesishme eshte qe do te kemi dy kombetare qe do te garonin zyrtarisht dhe te rritej futbolli tek te dy vendet. Talentet si nga Kosova dhe Shqiperia te luanin vetem per keto kombetare. Kjo do te ndodhe me rritjen e ekipeve tona. Eshte ne nderin tone qe lojtare si Cana e te tje kane dhene shpirtin e tyre per kombetaren dhe nuk ka arsye te gjykojme asnje prej tyre. Do te gezohemi shume te ndjekim dy kombetaret tona ne te ardhmen si ne Tirane dhe Prishtine.

  6. Shqiptare nga Drenica ANTI-kosovarllek ( (ish Kosovar ) says:

    Shpresoj qe Shqiperia sa me shpejte te rimare trojet e veta, qe mos te degjoj me emrin “Kosovo”!

    http://youtu.be/qWfPwDs4v2Y

  7. Titi says:

    Cana ben kot se ai nuk eshte as me kosoven as me shqiperine,ai eshte e keqja me e madhe per te dy kombetareve,se kot ben teori se eshte nen ndikimin e parase me gjithe baben e vet..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje