Portugalia spiunon Shqipërinë

8 Mars 2014, 15:54Sport TEMA

Ndeshja miqësore e Shqipërisë kundër Maltës më 5 mars në Durrës është ndjekur edhe nga zv.trajneri i Kombëtares portugeze Leonel Pontes. Ky i fundit kishte ardhur në Shqipëri me porosi të trajnerit Paulo Bento. Barazimi 0-0 në Bragë para 4 vitesh dhe fitorja e stërmundimshme në Tiranë 2-1, i kanë detyruar luzitanët që të mbajnë nën vëzhgim Shqipërinë që tani.

Zv.trajneri i Portugalisë, Leonel Pontes, ka qenë në stadium i shoqëruar nga trajneri i Partizanit, Marsio Sampaio. Ky i fundit ka pranuar dje për “Panorama Sport” se numri 2 i stolit portugez kishte ndjekur nga afër ndeshjen kundër Maltës dhe kishte marrë shënime. Sampaio nuk ka preferuar të japë detaje të hollësishme se ku ishte fokusuar bashkëpatrioti i tij, por ka thënë se në fund të takimit kishte mbetur i impresionuar nga disa lojtarë.

Lojtarët që i kanë pëlqyer më shumë Ponntesit kanë qenë Hyka dhe Kapllani. Ai ka kërkuar informacion paraprak nga Sampaio se në cilat skuadra aktivizoheshin ata dhe është befasuar disi kur ka mësuar se Kapllani aktivizohej në një skuadër mesatare të Bundesligës 2 (FSV Frankfurti). Ai ka vlerësuar durrsakun për potencën dhe zgjuarsinë në fushë. Zv.trajneri i Portugalisë ka qenë i interesuar edhe për mesfushorin Hyka, për të cilin ka thënë fjalë të mira, jo vetëm për teknikën e lartë por edhe për freskinë fizike.

Shqipëria sfidën e parë eliminatore të Euro 2016 do ta luajë më 7 shtator kundër Portugalisë në transfertë. Me luzitanët do të ndeshet fiks një vit më pas në Elbasan më 7 shtator të vitit 2015. Ekipi i drejtuar nga Bento është i fokusuar tërësisht te Botërori 2014 që do të zhvillohet në Brazil, por nuk injoron kurrsesi as rivalët që ka në Euro 2016.

2 komente në “Portugalia spiunon Shqipërinë”

  1. Treviso says:

    Nuk jam tifoz, por me ben pershtypje ne kete artikull, se si nje zevendes tranjer i nje perfaqsuesje nuk dika se ku luajne lojtaret e perfaqsueses se Shqiperise. Te gjithe lojtaret e futbollit jane te regjistruar ne F.I.F.A. si te kategorive te para ashtu dhe te dyta. Per kategorite e treta nuk e di. Cdo tranjer i nje skuadre munte te gjeje tedhenat e nje futbollisti, mjafton qe shteti ku ben pjese ky futbollist te jete ne F.I.F.A.

  2. raimondi Vlonjati says:

    Hyka eshte i mire shume — eshte gjithmone i palodhur …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje