Në Gjykatën e Lartë në Mynih nisi procesi për evazion fiskal kundër presidentit të klubit të futbollit Bajern i Mynihut, Uli Hënes. Prokuroria e akuzon menaxherin e futbollit dhe sipërmarrësin e firmës së prodhimit të sallameve HoWe, se nuk ka deklaruar 33 milionë euro duke iu shmangur kështu taksave në vlerën e 3,5 milionë euro, raporton DW. Por, akuza ndaj Hënes përmban më shumë, nga sa është bërë publike deri tani. 62 vjeçari, në bazë të akt-akuzës së lexuar tashmë, ka përfituar me patëdrejtësi nga taksat edhe 5,5 milionë euro, duke mos deklaruar fitimet nga transaksionet private në bursë.
Burgim ose jo
Prokuroria e akuzon Hënes se, gjithsej në shtatë raste ka kryer evazion fiskal. Kjo ka të bëjë me deklarimin jo të saktë të fitimeve në periudhën mes viteve 2003 deri në 2009. Sipas akuzës, Hënes ka pasur dy xhirollogari në Zvicër, përmes të cilave kryente transaksione kryesisht në valutë “në shuma të konsiderueshme”.
Hënes prej kohësh konsiderohej si njeri i ndershëm dhe mbante kontakte me njerëz të niveleve më të larta. Çështja është tani, nëse menaxheri i futbollit do të duhet të dënohet me heqje lirie ose jo për avazion fiskal. E hapur mbetet çështja, nëse ai e ka bërë në kohën e duhur dhe në masën e duhur vetëkallëzimin pranë zyrës së financave, në mënyrë që t’i shmanget dënimit. Dënimet e parashikuara për avazion fiskal janë deri në pesë vjet heqje lirie. Për raste të rënda dënimi arrin deri në dhjetë vjet burgim. Menaxheri i futbollit i referohet ligjit, që parashikon faljen e atyre, që kryejnë evazion fiskal, në rast se bëhet vetëkallëzim. Procesi është planifikuar të vazhdojë katër ditë, deri të enjten.
Po me keta sipermarresit , menazhieret , proneret e bisneneseve te ndryshme ne vendin tone ; sidomos me ata te Lojrave te fatit , te Kazinove , te kohes se Sali Berishes , cfare po behet e cfare po ndryshon konkretisht ? Deri me tani po shofim me teper rrahje gjoksi se sa pune te mire . Fjala eshte per denimin e rrept te atyre qe kane shkele ligjin , me synimin e mire qe te tjeret te nxjerrin mesime , qe keto dukuri kriminale te mos na perseriten me ne vend .
Sa per vjedhjet e Berisha kompanise ato te Edvin rames e ilir metes do t’i ndajne per gjysem grabitjet e rradhes.
Braqvo gjermanve kane bere shtet qe nuk te fal asnje kacille jos si shtetaret e politikanet alabak shqiptare qe mendjen vetem me vjedh e kane.
O Henes qenke trap, po si rri me ato avokat te humbur ,hajde merr Giten se eshte shume e zonja,merr avokatin Lulushit te rruga e kombit,merr avokatin e Mediut ne Gerdec, merr avokatin e Xenit qe nuk la deputet te krahut tjeter pa i marr leke ne gjyqe.Po si rri oHenes ne ate humbetire hajde mor burre mer avokatin e dr doc pr Xhelal Mziut mbrojtjen e ke ne dore te sigurte jo burg nuk do bosh por do te japin leke per prishje imazhi.