Grusht i rëndë për Bajernin e Mynihut, që po përjeton një nga periudhat më të arta. Presidenti Uli Hënes është dënuar nga gjykata me 3 vjet e gjysmë burg, pasi u shpall fajtor për evazion fiskal në shumën e 27.2 milionë eurove, raporton Sport News.
62-vjeçari gjerman, fitues i Kupës së Botës 1974, nën drejtimin e të cilit Bajerni është shndërruar në një nga klubet më të mëdha të planetit, rrezikonte deri në 10 vjet heqje lirie, ndërkohë që prokuroria kishte kërkuar 5 vjet burgim, para se të jepej verdikti final i gjykatës së Mynihut. Gjatë procesit gjyqësor, vetë Uli Hënes publikoi shifrat e parave që i ishin shmangur taksimit dhe madje surprizoi kur me gojën e tij dha shifra që ishin më të mëdha nga sa mendonin prokurorët. Çështja e Hënes nuk ka tronditur vetëm klubin bavarez që e ka mbështetur fuqishëm në këto ditë, por të gjithë kombin gjerman.
Evazioni fiskal konsiderohet një krim serioz në Gjermani, me emra të tjerë të mëdhenj që nuk kanë mundur t’i shmangen drejtësisë. I tillë është edhe rasti i Peter Graf, i ati i ish- tenistes kampione Stefi Graf, i cili në 1997-ën u dënua me 3 vjet e 9 muaj burg dhe u lirua pasi kaloi 25 muaj në qeli. Sipas ligjeve të shtetit gjerman, presidenti i Bajernit mund t’i kishte shpëtuar dënimit nëse do të rrëfehej vullnetarisht, por edhe pse tentoi ta bënte diçka të tillë vitin e kaluar, dokumentet nuk iu pranuan për shkak të parregullsive dhe mangësive. Në të shkuarën e tij si futbollist, ish sulmuesi legjendar ka fituar 4 tituj në Bundesliga dhe 3 trofe europianë, ndërsa pas tërheqjes nga futbolli aktiv, Hënes gjithmonë ka qënë i angazhuar në role administrative te kampionët në fuqi të Gjermanisë.
Hajde shtet hajde
thujani atij te DG se cndodh jasht shtetit! pret qeveria t’marri lek nga jashte, kur s’menaxhon dot burimet e brendshme…DG eshte nga kompanite me me fitim (ne moment i kontrollueshem) ne shqiperi.kur shteti na merr ne me takse chdo cent qe fitojme, pse nuk arrin te vjele taksa lehtesisht te verifikueshme nga kjo kompani!!!
hapni syte njerez, kur njerzit e propagandes u moren me kopi- pest ne kryemnistri(spin doctors), DMTH fushata e mashtrrimit do te vazhdoje!
Gjithnje do te shpiket nje lajm i ri per te mbajtur larg mendjen nga problemet reale.Kur nje lajm e shikon, lexon, apo degjon njekohesisht ne media te ndryshme do te thote se keshtu kane vendosur “spin doctors”.
PS- s’kam punuar nje dite ne shtet dhe shpresoj qe mos punoj(kjo per ata qe ne chdo koment kunder qeverise shohin spiune filo greko-serb,maloke, dhe ish punonjes administrate)
Shans i mire qe duka ta ndjek rastin e tij