Martino: Çështja e transferimit ka ndikuar te forma e Neimar

15 Mars 2014, 17:04Sport TEMA

Trajneri i Barcelonës, Zherardo Martino, mendon se rënia në formë e Neimar është pasojë e të dhënave që dolën në shesh rreth transferimit të tij.

Çështja e kalimit të 21-vjeçarit në “Kamp Nou” është shoqëruar me dërgimin e klubit katalunas në gjykatë dhe me dorëheqjen e ish-presidentit Sandro Rosell, si pasojë e mashtrimeve me taksat dhe mostregimit të shumës së vërtetë të blerjes së brazilianit, raporton Telegraf.

“Pozicioni i tij në fushë nuk ka ndryshuar shumë që kur u kthye nga dëmtimi. Si sulmues i majtë apo qendërsulmues, paraqitjet e tij kanë qenë shumë të mira.

Kundër Mançester Sitit luajti në të djathtë dhe ishte shumë i mirë. Ai po luan mirë në të gjitha këto tri pozicione në sulm.

Kthimi pas një muaji jashtë është gjithmonë i vështirë për të kthyer ritmin dhe pastaj janë të gjitha vështirësitë që ndodhën rreth çështjes së transferimit të tij.

Nëse më duhet të zgjedh arsyen, do të thosha se rënia në formë është pasojë e gjërave jashtë fushe”, u ka thënë argjentinasi gazetarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje