Besnik Hasi e ka nisur me një fitore të thellë aventurën si trajner i Anderlehtit. Ekipi i drejtuar nga gjakovari ka fituar 4:0 ndaj Oostende.
Me këtë fitore, Anderlehti renditet i treti në tabelë me 57 pikë, 10 më pak sesa kryesuesit e Standard Liezh dhe 6 më pak sesa Klub Bryzh, që ndodhet i dyti.
Kujtojmë se Hasi e mori drejtimin e gjigandit belg ditë më parë, pas shkarkimit të trajnerit De Brum. Ish- mesfushori i Kombëtares shqiptare prej vitesh ishte ndihmës trajner i De Brum-it dhe kryesia e klubit vendosi që t’ja besoj atij drejtimin e ekipit.
B R A V O Hasi,te lumte.Urime urime.
Urime Hasi bravo je krenarija e kombit,te lumt
Urime Hasit! Ka qene lojtar punetor, fjalepaket dhe shume i disiplinuar taktikisht.
ka dhe lajme te shkelqyera
bravo hasi
Dhasht zoti qe ky te behet nder me te miret ne Evrop, nje shembull per Futbollin Shqiptar
Jetoj ne Belgjike dhe kam shume respekt per Besnikun.
Oostende eshte nje ekip i dobet. Te shohim si do ti veje perballja me Gent ose Club Brugge ose Standart Liege sepse keto jane 3 ekipet me te mira ne kampionatin Belg. (Anderlecht eshte ne vendin e 3te pas Gent dhe Club Brugge (Bryzh).
Suksese Besnik Hasi.
Cudi si nuk moren trajner shkelmendasin