Kapllanaj jep dorëheqjen si president i Bylisit, dorëzohet në polici

19 Mars 2014, 09:57Sport TEMA

Besnik Kapllanaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i Presidentit të Bylisit dhe është vetëdorëzuar në polici pas dhunës që kishte ushtruar ndaj delegatit të FSHF, Besnik Çela, në ndeshjen Bylisi-Laçi. Kapllanaj ishte shpallur në kërkim pas incidentit të ndodhur më datë 15.03.2014, ku u akuzua nga delegati i FSHF-së se e kishte qëlluar në kokë  me mjete të forta në përfundim të ndeshjes.

Para se të vetëdorëzohej në policinë e Fierit, Presidenti i Bylis deklaroi se nuk ishte në dijeni si person i shpallur në kërkim dhe se për këtë gjë kishte mësuar nga mediat.

“E kam marrë vesh shpalljen time në kërkim nga mediat, nuk isha në dijeni. Ngjarja nuk është ashtu siç është deklaruar në media”, mësohet të jetë shprehur Kapllanaj.

“Kam shkuar në dhomën e zhveshjes, por nuk kam qëlluar Besnik Çelën. Do të rrëfej në polici gjithçka që ndodhi. Do të dorëhiqem pasi ndaj Bylisit janë bërë padrejtësi. Kam investuar 8 vite me përkushtim për skuadrën e qytetit tim”, ka deklaruar Kapllanaj.

Pas deklaratave të bëra në qytetin e Ballshit, ai i’u drejtua Komisariatit të Policisë Fier për t’u përballur me akuzat ndaj tij.

3 komente në “Kapllanaj jep dorëheqjen si president i Bylisit, dorëzohet në polici”

  1. Kumarxhiu says:

    Ki eshte nje mafioz i madh, 1 ne 2 ndeshje qe luan Bylis e ka me rezultat te parafiksuar, shitur ose veprim tjeter antiligjor. Luan lek te madh ne baste, prokuroret ne fjale do mbushin xhepat me rastin e ketij! ?
    Rjepeni te gjalle!

  2. cili says:

    per te miren e futbollit keta lloj presidentesh duhet te fshihen nga futbolli.

  3. Mallakastrioti says:

    @@@Me ne Funde duket se “Drejtesia” Shqipetare Vuri ne “Peanga” te Shumekerkuarin” Besnik Kapllanaj(NJeri i Nderuar ne tere Mallakastren ,Fier dhe gjysmen e Lushnjes).
    Sikuese Mesuam , Superaksjoni i Policise se Shtetit, ne Bashkpunim me SHISH, dhe Qindra Spiune te paidentifikuar, “Kapi” Besnik Kapllanaj kur ky Vete u Dorezua ne Komisarjatin e Fierit..
    1-Per Beson “Rendojne” Vepra Penale te Padegjuara nga Kodi Penal Shqipetare..si.p.sh..Besua donte te zhvillonte Ndeshje Stervitore ne Hene
    gje qe kjo eshte te Kundershtim me Futbollin Shqipetare…ect…
    Te Nderuar Zoterinje..te pakten shikojme se Beso Kapllanaj pati Kurajen prej Qytetari te Vetedorzohet dhe te japi Doreheqje nga te gjitha Funksjonet qe ka per klubin Sportiv te Bylisit…
    2-Nuk shikojme qe kete gje ta Bejne bandat e Politikaneve te Inkriminuar te te gjitha Grupeve Politike..
    shkurt duket se vetem NJerezit e thjeshte jane “Fajtore”..Politikane qe vrasin ne mese te Dites, mbeshtesin akoma “Tulet e buta” ne kolltuqet e Pushtetit..
    3-Beso Mos ” E RRu……j” Fare se Mallakastriotet jane me ty..lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje