Shqipëri-Serbi, UEFA “ndalon” kosovarët

19 Mars 2014, 14:32Sport TEMA

Ndeshja Shqipëri- Serbi e 8 tetorit 2015 shihet që tani si një sfidë problematike dhe shumë e vështirë për t’u menaxhuar. Ca më shumë kur bëhet fjalë për një shtet apo federatë si kjo e jona, që nuk ka treguar doza të forta besueshmërie kur vjen puna te organizimi i të tilla sfidave me nivel të lartë rrezikshmërie.

Në këtë këndvështrim dhe ndoshta edhe për të justifikuar disi gabimin (gafën) e bërë që në short (do kishte qenë më mirë që edhe për Shqipërinë e Serbinë të ishte ndjekur i njëjti rregull sikundër për Spanjë-Gjibraltar dhe Armeni-Azerbajxhan, të cilat nuk do ishin asesi në një grup kualifikues), UEFA i ka sugjeruar/rekomanduar, drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit që të mos u shesin bileta për këtë takim tifozëve nga Kosova, raporton Panorama Sport.

Gjithë qëllimi ishte që të ulet në minimum rreziku i incidenteve, duke parë edhe historinë e afërt, të dhunshme dhe problematike që ekziston ende mes Serbisë dhe shtetit të Kosovës. Lajmi bëhet i ditur nga burime të sigurta në FSHF, por që nuk gjen një konfirmim zyrtar, kjo natyrisht edhe për shkak të ndjeshmërisë që prodhon tek tifozët kuqezi në Kosovë një rekomandim i tillë. Duhet të theksojmë se udhëzimi është gojor dhe jo-shkresor, në formën e një sugjerimi, ashtu sikundër ka bërë gjithnjë UEFA kur para sfidave të tilla si Serbi- Kroaci, Serbi-Bosnjë, Kroaci-Bosnjë, apo edhe Armeni-Turqi.

Kujtojmë se Kombëtarja shqiptare ka pasur një mbështetje të madhe gjatë gjithë këtyre viteve nga publiku kosovar, edhe për arsyen e thjeshtë se në përbërje ka shumë lojtarë me origjinë nga Kosova, por edhe se kjo e fundit ka qenë nën një izolim (dhe vijon ende të jetë) total sa i përket futbollit ndërkombëtar.

Gjithsesi, mënjanimi i sportdashësve kosovarë nga kjo ndeshje, teorikisht duket i mundshëm, por praktikisht i pazbatueshëm. Federata mund të mos shesë asnjë biletë në pikat e shitjes në Kosovë, por do ta ketë totalisht të pamundur që t’i ndalojë këta të fundit për t’i blerë biletat në Shqipëri, apo nëpërmjet internetit. Madje, ndalimi i shitjes së biletave për publikun kosovar në Kosovë vetëm sa do rriste abuzivizmin, pasi me gjasa në këtë rast do lulëzonte “tregu i zi”, aty ku do rrekeshin më shumë tifozët kuqezi nga përtej kufirit për të gjetur një biletë.

9 komente në “Shqipëri-Serbi, UEFA “ndalon” kosovarët”

  1. ILIRET says:

    Po pse, cfare e di UEFA, Shqiperine? Te mos u shese bileta tifozeve nga Kosova, thote! Biletat ketu sheten ne treg te zi, jo ne sportele. Apo te shiten ne sporetele dhe t’u kerkojme pasaporten tifozeve.
    Kjo do te thote qe te mbese stadiumi bosh, sepse kosovaret e mbushin ate.

    1. infermieri says:

      Nuk eshte problemi i stadiumit bosh sepse luhet ne Serbi.Halli eshte se pasi e dhjene vete ata te Fifa-s tani kerkojne te njejten gje edhe nga Fshf-ja.Ne asnje menyre s’ka per te ndodhur qe shqiptaret e Kosoves e gjithe viseve shqiptare te mbesin pa bileta,eshte e drejta e te gjithe shqiptareve kudo jane ,te ndjekin kombetaren kuq e zi.Shqiptaret ne Shqiperi mund t’i blejne me shumice e t’ua japin me te njejtin çmim gjithe te tjereve per te miren e kombetares sone te perbashket kuq e zi.

  2. beni says:

    UEFA te ndaloje tifozat serbe se ato jane problem. E harruat cbene ne Itali?

  3. berati-Kosove-germony says:

    Kjo esht Europa qe edhe ne sport ben poltik ncncncnc nanen p….’

  4. Klimax says:

    Dhe UEFA do uli ne minimum rrezikun e incidenteve me “udhezime gojore”??!! Kush eshte ky UEFA, ndonje mik i Dukes??!! Idiotizma!

  5. ALBATROS says:

    KUSH VRAU DHE PREU DHE KUJT I HAKERREHEN, SERBI BERI GENOCIDIN DHE KRIME LUFTE DHE SERBIT I DHANE LIBERALIZIMIN E VIZAVE PARA NESH, SERBI RREH DHE MASAKRON PEDERASTET DHE MIRE JA BERI POR AMA TEK NE VETEM KUR U OFENDUAN ME GOJE NA U HODHEN NE FYT, SERBI ZGJEDH NACIONALISTET SERB DHE EVROPA I LUTET PER TA FUT NE BE NDERSA NE NUK GUXOJME AS TE THEMI SHQIPERIA E MADHE SE NA MBYT EVROPA, E MORRET VESH TANI PSE ENVER HOXHA E IZOLOI SHQIPERINE SEPSE JEMI JETIME DHE ASNJE SNA PERKRAH DHE KJO E DE\TYROI TE LIDHEJ ME KINEN

  6. Taulant says:

    Kosovaret jane shqiptare!
    Une them mos ti shesim as Laberise,por vetem Myzeqese se ata jane cik me te urte!

    1. sonja says:

      kosovaret duhen ndaluar te shohin ndeshjen Shqiperi Serbi ,,,,tlebanet islamike kosovare duhen ndaluar te hyjne edhe ne Shqiperi, jane rrace e poshter turku.

  7. Shqiptare nga Drenica ANTI-kosovarllek ( (ish Kosovar ) says:

    Ndeshjen Shqiperi-Serbi FIFA do ta mbaj mend me shekuj, do i veme flaken, do jete APOKALIPSA ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje