De Biazi: Kombëtarja ime sfidon Kristiano Ronaldon dhe Serbinë

22 Mars 2014, 17:37Sport TEMA

Xhani de Biazi vazhdon të thotë se grupi i tij është i vështirë për eliminatoret “Euro 2016”. Në një intervistë për mediet italiane, trajneri italian është shprehur se është gati të afrojë një portier të ri, i cili vjen nga moshat e Udinezes dhe mund të jetë zbulim për të ardhmen. Po kështu, numri një i pankinës shqiptare është ankuar edhe për shortin në kualifikueset e Europianit:

“Me Shqipërinë po shkon shumë mirë. Kam një staf italian. Zëvendësi im është Tramezani. Edhe përgatitësin e kam italian. Jam duke planifikuar të ardhmen. Kam një projekt dhe një kontratë deri në 2015- ën. Problemi im është shorti i kualifikueseve në eliminatoret e ardhshme. Sfidoj Portugalinë e Kristiano Ronaldon, Danimarkën, Serbinë dhe Armeninë që ka çmendur Italinë në grupin kualifikues të Botërorit”, është shprehur De Biazi.

Italiani faktikisht është ankuar për shortin, shkruan “Sport Ekspres”. Sipas tij, Shqipëria nuk duhet të luante me Serbinë dhe UEFA duhet të kishte evituar këtë përplasje siç bëri në rastin e Gjilbratarit dhe Armenisë me Azerbajxhanit. Pak javë pas shortit, trajneri i kuqezinjve ka sulmuar ashpër procedurën e UEFA-s në shortin për “Euro 2016”.

Italiani është shprehur se kuqezinjtë dhe serbët nuk duhet të ishin bashkë në një grup, duke e konsideruar këtë përballje shumë të rrezikshme që duhej evituar sepse për shumë njerëz ka ende plagë të hapura.

“UEFA mendoi se Azerbajxhani mund të mos takohej me Armeninë, është aq e vërtetë sa ne kishim Bullgarinë, në fakt, na ndodhi Armenia. Sepse ndryshe Armenia duhet te luante me Azerbajxhanin. E njëjta gjë duhet të ndodhte me Serbinë. Mendoj se do të ishte një zgjedhje inteligjente, askush s’do kishte asgjë për të thënë dhe do të evitohej të mos të kishim probleme për të ardhmen. Mendoj të mos ketë incidente dhe çdo gjë të zgjidhet në fushë që mundësisht ne t’iu japim kënaqësi të madhe tifozëve tanë, por kurrë mos thuaj kurrë”, ka mbyllur De Biazi.

14 komente në “De Biazi: Kombëtarja ime sfidon Kristiano Ronaldon dhe Serbinë”

  1. mirel says:

    Mos llap kot
    Luani njehere pastaj flisni.
    Sigurisht cunave ju urojme fitoren, po mbajeni fjalen per ne fund

    1. kulla bjeshkve says:

      Shume i zoti ky taljani,,,i pame sfidat e tij ne ndeshjet e botrorit,,,per llafe keta italianet te qisin kampion bote….gjithe meseleja eshte qe ai do me i bind shqiptaret qe paret qe po merr i ka hallall,se demek po bene pune te madhe,,,jam i bindur se nje trajner shqiptar do te kishte rezultuar me i sukseshem se keta te huajt.

  2. 4999 qelbesira + skypion says:

    Qenka I mencur. Mund te ndizen gjakrat.

  3. Veriu says:

    Prap te fundit ne Grup kjo esht garancija e FSHF dhe de biKarit

  4. Edvin says:

    O daku po flet se ça mund te ndodhi jashte fushe ai !!!

  5. sali trapi says:

    De Biazi eshte “ftohur” ne b….,pa filluar ndeshjet akoma,po fluturon me presh ne b….qe tani??????.

  6. KOSOVO JE SRBIJA says:

    ne do ju mundim, ne fusball. dhe mas lojes do djegim ke shkallet e stadiumit, te gjith ata futballer te kosoves qe kan tradhtu, venin e vet, dhe lujn per shipni.

    1. Roland Mannheim says:

      Pse nuk e ve emrin mo, por te pakten ver emrin e motres mo

    2. GZ says:

      o “KOSOVO JE SRBIJA” qeke RIKA komplet, Kur te vini ktu do perdhunoheni si vica te gjith ju serbet e trapit

  7. lali says:

    Shqipfoles” je 200 vjet mbrapa dhe 100 anash kohes qe ne jetojme, dil nga serbia dhe shif se si jeton bota…

  8. KOSOVO IS ALBANIA says:

    ако додирнете било албански, ваш тим ће бити поједен од орлова и иомбс ће бити спреман у реванш мечу

    IF U TOUCH ANY ALBANIANS ON FIRST MATCH,WHEN YOU COME TO PLAY THE RETURN MATCH IN THE LEND OF EAGLES,YOUR TEAM WILL BE EATEN BY EAGLES AND THE TOMBS WILL BE READY FOR YOU.

    XHAMADANI VIJA VIJA ASHT KOSOVA ASHT SHQIPRIA,RREH SI ZEMER CIFTELIA SA E MADHE ESHTE SHIQPRIA…
    SHQIPRI ETNIKE…..SHQIPRI ETNIKE….

  9. Ariu nga Korabi says:

    Edhe ky e mësoi se shqiptarëve u pëlqejnë “pordhët” dhe lëshon plot të tilla…

  10. akjhuzsxyv anticensurë says:

    ky po tall menderen me ne!!
    ec lali jepi sa të të hecë!!
    “fin ke la barca va,
    lascialo andare!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje