Te Reali nuk e pranojnë dot humbjen me Barcelonën

24 Mars 2014, 15:31Sport TEMA

Humbja me Barcelonën ka lënë një shije të hidhur tek lojtarët e Realit, të cilët kanë akuzuar gjyqtarin se ka favorizuar dukshëm katalanasit, duke qenë lojtari i 12 në fushë për ta.

“Luajtëm kundër 12 lojtarëve. Është gjithmonë e njëjta gjë. Ata nuk na lejojnë të fitojmë. Ndoshta e dëshironin Barcën që të kthehej në garën për titull.

Nuk dua që ta mbaj këtë brenda dhe nuk po kërkoj arsyetime, por arbitri nuk ishte në nivelin e kërkuar për një ndeshje të këtij lloji.

Nëse Barça do të humbtet, do të ishin jashtë gare për titull. Pas pesë vitesh këtu, e kam kuptuar si po shkojnë gjërat.

Asnjëherë nuk e kam parë Real Madridin duke u favorizuar nga gjyqtarët.

Mirëpo përkundër të gjitha këtyre, jam i sigurt se ne do ta fitojmë kampionatin”, ka deklaruar portugezi Kristiano Ronaldo.

Edhe Serxhi Ramos, që doli me karton të kuq, ishte shumë i ashpër me arbitrin.

Sipas tij, ishte vendosur që Barcelona të fitonte, në mënyrë që kampionati të ekulibrohej.

17 komente në “Te Reali nuk e pranojnë dot humbjen me Barcelonën”

  1. TON says:

    Te reali problemi ishte CR7 & Bale qe nuk mbanin topin dhe nuk ushtronin presionin e duhur tek mbrojtja katalanase. Nuk mund te fitonin vetem me dyshen qe shkelqeu Di Maria & Benzema.
    Tjeter problem per realin ishte mbrojtja, edhe pse ne dukje e ngjeshur lojtaret e barces depertonin me lehtesi brenda zones se rreptesise ne te cilen u shenuan dy golat dhe ku u fituan 2 penalltite.
    Reali nuk duhet te luante me kundersulm por te mbante topin sa me larg barces dhe te ushtronin presion ne mesfushe te cilen barca e dominoi.

  2. Futja pordhes dhe ti cr7 dhe ky lulashi tjeter. Barca ja hoqi breket nga koka Realit dhe luajti pa frike

    1. Epic says:

      Edhe ju e paskit pare lojen. Ishte nje albitrim skandal. Tre penallti qe nuk ishin penallti. edhe Barca si gjithmone me stimulimet e veta.

  3. trojani says:

    Pirdh se lirohesh.

  4. al, paci says:

    Un doja te fitonte reali po kristjanua dhe ai kuqali angles nuk kapen top, ishin jashte loje qe te dy. penalltija qe mori reali ishte jashte zones. dhe penalltija qe mori ai braziliani brek rrezuar qe qyhet nejmar nuk ishte penallti, e futi kemen vet te mbrojtsi dhe ra ne menyr spektakulare. kurse penalltija e injestes ishte, barcelona nuk ka shpirt luftarak ne fush. po te kishte do ta kishte shkaterruar fare realin mbrem

  5. trojani says:

    Edhe ne domino e reh mesi kete bythpambukun……..

  6. A T Z says:

    Eshte kulmi kur ngulin kembe keta mistrecet e Realit nderkohe qe penalltia e Kristianes ishte nje penallti e paqene.Barcelona shkoi ne Madrid per te fituar edhe ajo u duk nga menyra se si luajti gjate gjithe ndeshjes.Thjeshte e kane te veshtire te pertrypin faktin qe Barca eshte akoma ne kembe edhe Lionel Messi u futi tre gola ne mes te Bernabeut.

  7. Alby says:

    cristiana ka te drejte sepse arbitri me vertete nuk ishte ne nivelin e duhur kjo pasi i dha penallti qyl cristianes, harroi te eleminonte pepen dhe ti jepte te verdhe kristianes per simulimet qesharake gjate gjithe lojes. menyra se si e perjetojne humbjen keta te realit eshte patetike, sepse keta mund te jene lojtare te mire por nuk e kane ne gen fisnikerine e futbollit.nuk kane mundesi te fitojne dhe gjejne justifikime te tilla kur duhet te ulin koken e te pranojne realitetin.me vjen habi nga reali si i lejojne sepse nuk i bejne mire imazhit te ketij klubi te madh….cristiano nje lojtar sh i mire dhe me fizik mbreslenes por nje humbes i keq!

    1. paemer says:

      Shko mer benevreks ha ndonje sufllaqe taka taka

  8. Arden says:

    Reali humbi ne fushen e lojes 4:3 por me komentet e tyre lojtaret e realit po vertetojne meshume se e meritonin plotesisht humbjen.Une e pashe me shume vemndje lojen, dhe me thene te drejten loja ishet e bukut me emocion e spektakel.Gykimi mu duk perfekt dhe ne nivel shume te larte. Shume pak gabime beri gjyqtari ne kete ndeshje, dhe nje nder to per mendimin tim qe penalltia qe akordoi ne favor te Realit. Nuk ka dyshim se Ronaldo u pengua ne ate aksion por pengimi u be disa centimetra larg 16 metershit te zones se rreptesise se Barcelones.Ronaldo pasi beri disa hapa ra ne toke. (Shikojeni me vemeendje) Keshtu qe ajo duhet te akordoeshe si goditje denimi ne afersi te zones se 16 shes.Sa per dy penalltite e dhene ne favor te barcelones mendoj se nuk ja vlen ti komentosh fare se qene shume te qarta.Edhe ajo e fituar nga Najmar nuk qe stimulim por nje teheqjem me dashje nga krahu i mbrojtesit te Realit. perseritja e tregoi qarte kete .Me te drejte gjyqtari e ndeshoi me te kuq mbrojtesin qe shkatoi pengimin pasi rregullrja e thote qarte qe mbrojtesi qe kryen faull dhe eshte edhe lojtari i fundit para portjerit shkon jashte duke marre nje denim te dyfishte.Per sa i takon lojes ne pergjithsi mua me pelqeu ndeshja dhe niveli qe i larte. Mesi e tregoi edhe nje here se eshte me i mire se Ronaldo packa komenteve qe behen se nuk impenjohet si duhet kohet e fundit.Po thuaj gjithshka erdhi nga kembet e tij, golat raste per shenim e gjithshka tjeter. E kunderta ishte Ronaldo qe Fitoi Topin e arte. Kjo tregon edhe njehere se asnje padrejtesi nuk i eshte bere atij gjate ketyre viteve kur eshte krahasuar me pa te drejte me Mesi. Te dyja jane te mire megjithse kane karakteristika te ndryshme . ne kompleks Mesi qendron me larte.Kjo eshte dukshme. Edhe ne momentet qe ai ( Mesi ) kritikohet se nuk impenjohet sic duhet ai e merr per dore Barcelonen dhe e con ne fitore duke e bere edhe me te bukur La Ligen.

  9. Best says:

    Dihej se ashtu do shkonte
    Reali kurre nuk ka pranuar humbjet
    as ate 2-6 dhe as maniten 5-0
    jo me te pranoje humbje me diference nje goli
    Nje bravo per Ancelotin qe nuk ra preh e taktikes mediatike madrilene per here te pare
    Kisha krijuar antipati per kete trajner
    Por me deklaraten i mbuloi te gjitha
    Pranoi humkbjen dhe tha relaiotetin se penalltia e nejmar ndryshoi ndeshjen
    eshte e vertete
    Ramos te thote sa te doje se preku, por u duk qarte qe kontakt pati. nejmar ia vodhi penalltine me zgjuarsi dhe bravo
    sipas rregullores gjyqtari eshte ne rregull
    Si dha nje penallti realit gjate lojes, si dha edhe nje barces gjate lojes, cesk me dore, pepe qe rrezoi nejmar dhe kaq
    plus penalltia jashte zones turp, po presioni ishte i madh dhe gjyqtari gaboi
    E iniestes ishte taze, ndaj dhe Alonso nuk foli
    Totila o njesh ku je, jane zhdukur minjte madrilene nga forumi sot nuk flasin me….
    hahahahahahahahaha
    si thoshin, vdiq cikli Barca
    hahahahaha
    Barca mbase ka shit ndeshje per leket e Nejmar
    po per te vdekur veshtire
    Totila
    Ronalduci thote ka komplot ndaj Realit, dore e zeze
    hahahahahahah
    por nuk thote gje per penalltine e Elches, faullin e beri pepe, penalltine e mori pepe
    hahahahahahahah
    apo penalltine qe mori jashte zone
    dore e zeze ne fakt

  10. benbenedeti says:

    Ne fakt loja do tkishte mbaruar me daljen jashte te atij plehit Pepes.dhe Loja mbaron.mourinjo duhet ta kishte marre me vete ket dhe Ramos dhe ateher shihet ndeshje e bukur per Tifozat

    1. Argita_B says:

      Nxjerrja me karton te kuq e Ramos ishte e padrejte, ashtu sikurse dhe penalltia, po ne te njeten kohe dhe penalltia qe ju dha Ronaldos ishte jashte zone, pra nuk ishte penallti po goditje denimi.
      Problemi eshte se jane ndeshje me presion te madh keshtu qe arbitri eshte njeri dhe mund te gaboje.
      Kur blen nje lojtar 100 milion euro dhe e paguan 10 milion euro ne vit ate ne te njeten kohe e skllaveron pasi i kerkon ne çdo sekonde te jete 200%.
      Gjithesi ndeshja ishte e bukur dhe fali spektakel, Bercelona meritonte fitoren.

  11. Arjani says:

    Barcelona e meritoi plotesisht fitoren.Reali luajti me hope. Fizikisht dukej me i forte, por Barcelona luajti nje teknike te larte dhe njetrajtesisht.
    Pastaj lojtaret e Barces ishin dhe shume dinjitoze.Asnjehere nuk nderhyne ashper , apo ti benin presion gjyqtarit.Pique,Xavi,Iniesta,Pedro gojembyllur.Edhe kur u denuan padrejtesisht me penallti.Mesi nje gjeni super modest.
    E kunderta jane lojtaret e Realit. Pepe, S.Ramos,Alonso,Marcelo rrugace, simulante dhe kasape.Ronaldo nje pordhac e kapadai.Gjithmone kur e shikojne se po humbasin e prishin lojen me nderyrje te ashpera dhe fajtorojne gjyqtaret.As per mijrat e tifozeve te tyre nuk kane respekt.
    Barca”Trim i mire, me shoke shume”.Padyshim skuadra me e madhe e te gjitha koherave dhe djemte me te shkelqyer po ashtu.kemi fat qe i shohim.

  12. Lulja e Dukagjinit says:

    Kur jane Iniesta dhe Messi ne forme atehere rezultati dihet,,,po me quditen keta palaqot e realit,,,,i bone zbor mrom barca mbreterve,,,,se ju rrik i cik menja realit po prape mire u kthye me kom n’toke shyqyr…po ai Anceloti eshte i papam,,,,deri ne fund nuk i dihet po atletiko eshte befasi sivjet,,,ai diego kosta eshte kthy ne nje makineri golash,,,,

  13. BERTO says:

    kjo humbje me se shumti per realin, i faturohet humbesit anceloti.do te isha plotesisht dakord po te kishin humbur me nje barcelone te 2 viteve me pare,por me kete te sivjetmen reali qendron me lart.gabimi i trajnerit qe nuk dijti te motivonte skuadren!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje