Boateng: Edhe Bajerni mund të mposhtet

24 Mars 2014, 15:04Sport TEMA

Zherom Boateng thotë se Bajern Mynih do të bëjë gjithçka në fuqinë e vet për të ruajtur statusin si i pamposhtur në Bundesliga, por mendon se ata do të mposhten në ndeshjen e mbetura.

Kampionët e Gjermanisë nuk kanë pësuar humbje në kampionat që nga tetori i vitit 2012, kur Bajer Leverkusen u tregua skuadër më e fuqishme, dhe Boateng është i ngazëllyer me formën që po kalon skuadra gjatë sezonit 2013/14.

“Është mrekulli që ne jemi në një seri prej 51 ndeshje të pamposhtur në Bundesliga. Morali është shumë i lartë brenda skuadrës dhe gjithçka po shkon mirë.

Por, me gjithë këtë, çdo skuadër mund të mposhtet. Ne të gjithë e dimë se serisë tonë do t’i vijë fundi në një moment.

Megjithatë, ne do të vazhdojë të punojmë fuqishëm për aq gjatë sa është e mundshme”, thotë Boateng për Bild, raporton Telegraf.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje