Eto sulm frontal Guardiolës: Ai nuk është normal, donte të më mësonte si të sulmoja

24 Mars 2014, 16:21Sport TEMA

Pas Zllatan Ibrahimoviç, është radha e Samuel Eto për të sulmuar Pep Guardiolën. Sulmuesi i Çelsit, që është trajnuar nga Guardiola në kohën kur të dy kanë qenë pjesë e Barcelonës, shpreh mendimin e tij në lidhje me trajnerin spanjoll të Bajern Mynih.

“Guardiola dëshironte të më jepte leksione sesi të sulmoja kur vetë ai ka qenë një mesfushor dhe për më tepër jo ndonjë futbollist i madh. Në atë kohë i thashë atij: “është e vërtetë që ti nuk je normal”. Fakti është se Pep nuk i ka respektuar kurrë këto gjëra në botën e futbollit”, tha Eto, raporton Super Sport.

Ishte pikërisht Guardiola ai që kërkoi shitjen e Eto te Interi në këmbim të Ibrahimovic në vitin 2009, por me të dy futbollistët Pep nuk ka patur ndonjë marrdhënie të mirë. Tani kamerunasi flet pa dorashka dhe sulmon për herë të parë publikisht ish- trajnerin e Barcelonës:

“Ai nuk ka patur asnjëherë kurajon të mi thoshte gjërat ballë për ballë. Më është dashur t’i kujtoj atij që nuk ka qenë ndonjë futbollist i klasit botëror. I kam thënë Guardiolës që unë jam Samuel Eto, jam unë ai që të bën të fitosh dhe kam bërë shumë për këtë klub”.

Bomberi i Çelsit kujton gjithashtu një episod të nxehtë midis të dyve në verën e  vitit 2009:

“Mund të isha larguar edhe më parë nga Barcelona, por Guardiola pati fatin e keq të më hidhte në fushë ndaj Çivasit për 20 minuta, të cilat më mjaftuan për të shënuar tre gola. Nuk doja t’i flisja deri sa ai të më kërkonte falje”.

 

11 komente në “Eto sulm frontal Guardiolës: Ai nuk është normal, donte të më mësonte si të sulmoja”

  1. Beni says:

    Eto ka treguar keto anekdoda gjate nje emisioni te Bein Sport dhe eshte nga te rralet qe nuk perdor doreza kur flet.
    Guardiola eshte nje trajner i madh, qe ka arritur rezultate fantastike po gjate kohes qe ishte te Barcelona mediat e kane favorizuar duke folur vetem per anet e mira te tij duke lene te kuptohej se problemet vinin nga te tjeret e jo nga vete Guardiola.
    Intervista ishte emocionuese dhe Eto dukej qe fliste sinqerisht.

    1. zamo says:

      Puna eshte se edhe etua eshte vet nje futbollist i zakonshem

    2. Tiku_Jr says:

      Po Christian Vieri qe del BeIN ka ardhur te jetoje ne Miami tani?

    3. Klajdi says:

      O Beni Eto eshte nje nga sulmuesit me te mire ne bote por trajneri eshte personi qe vendos se si duhet te luhet ne fushen e futbollit.Po Murinjo qe e vuri mbrojtes te majte qe nuk ka luajtur ndonjehere futboll ose ka qene futbollist medioker.Sipas logjikes se Etos duhet nga nje trajner per repart te skuadres,meqe Guardiola nuk dinte si ta mesonte si te sulmonte.Perpara se Eto te flase per Guardiolen duhet te shohi problemet qe ka krijuar me kombetaren e vendit te tij ku te gjithe shoket e skuadres ju vune kunder.Kjo nuk eshte gje tjeter vetem nje nga ato lojrat e ndryra qe ben perhere Murinjo ne prag te ndeshjeve te champions dhe kesaj rradhe perdor bythziun qe ska respekt per veten e vet me gjithe ate ofendim qe i beri portugezi qe beri loje fjalesh me moshen e tij.

      1. Argita_B says:

        Klajdi,
        Perpara se te komentosh diçka, minimumi qe duhet te besh eshte te informohesh sakte per ate qe komenton mendoj.
        Pashe me interes gjithashtu emisionin qe zgjati rreth dy ore dhe mund te them me bindje se nuk ka lidhje me Murinjon ato qe thote Eto.
        Ne ate emision Eto shpjegoi dhe arsyen perse ai luajti si mbrojtes ne finale.
        Murinjo la Eton per me shume se nje muaj si rezerve te Interi kur dilloi si trajner. Kur biseduan, Murinjo i tha se Eto kalonte me shume kohe duke fituar para me publicitete se sa stervitej me ekipin e Interit, ndaj dhe nuk mund ta aktivizonte si titullar ne nje ekip qe ishte duke fituar ndeshjet. Pra Eto pranoi se ne ate kohe Murinjo kishte te drejte dhe i tha te verteten ne sy, ndryshe nga Guardiola qe nuk ja tha kurre. Nese te flasesh burrerrisht dhe te tregohesh i ndershem per ty quhet loje e ndyre per ty, nuk e di se si mund tja vem emrin asaj qe beri Guardiola me Eton!
        Ne ate emision Eto kritikoi dhe Murinjon i cili e konsideroi si te vjeter kohet e fundit, pra intervista ishte e gjate dhe nuk kishte lidhje vetem me Murinjo apo Guardiola, ne artikullin e mesiperm sillen nje permbledhje e shkurter keshtu qe mos nxirr konkluzione te gabuara.

  2. AC/DC says:

    I duhet thene Etose qe tranieret me te medhenj nuk kane qene futbolliste te medhenj.I duhet thene gjithashtu qe futbolli i Barcelones ne epoken Guardiola ka qene me i bukuri qe kemi pare ndonjehere.

    1. Argita_B says:

      Eto ne ate interviste tha se Guardila nuk mund ti shpjegonte se si duhej te luante ne sulm, pra nje trajner i madh nuk i meson dot nje sulmuesi te madh se si duhet te bej gola! Mendon se ishte Guaardiola qe i meonte Messit se si duhet te tribloje e si duhet te shenoje!!
      Ne artikullin e mesiperm jane transformuar ato qe tha Eto. Shih emisionin e do ta kuptosh qe ska lidhje me keto qe shkruhen ne artikull.

  3. Auloniat says:

    Ky vegla ( edhe në kuptimin metaforik ) e Mourinhos , ka
    rënë shumë poshtë , me këto deklarata , ndaj të Madhit
    Pep Guardiola. Mourinho kësaj radhe , me rolin që i ka
    ngarkuar , e ka poshtëruar botërisht -Eto’o-n. E ka vënë në
    rolin e provokatorit , për t’i krijuar probleme psikologjike
    Guardiolës . Dhe ”sinqerisht” , me ”sinqeritet” alla
    Mourinho , deklaron , se mesfushori i Kombëtares Spanjolle ,
    i viteve 90-të , kërkonte ta mësonte se si ”të sulmonte” ,
    ndërsa , nuk thotë asgjë , për mësuesin e fizkulturës ,
    Jose Mourinho , që e vinte , nga Sulmues , të luante
    Mbrojtës . Pep Guardiola në kohën e tij , ka qenë në
    mesfushorët më të mirë të Botës dhe luante me Spanjën.
    Eto’o është nga sulmuesit më të mirë në botë dhe luan
    me kamerunin ( nuk është lapsus ). Gjithmonë mesfushorët ,
    që janë bërë Trainer futbolli , kanë pasur sukses , së
    bashku me mbrojtësit . Sulmuesit , jo dhe aq .

    1. Beni says:

      Sigurisht qe mesfushoret dhe mbrojtesit kane nje kulture taktike me te larte se sulmuesit qe jane me te lire per te shprehur talentin e tyre ne fushe, kjo kulture i ndihmon te behen strage me te mire dhe kane nje profil me te pershtateshem per te drejtuar.
      Gjithesesi, kjo varet dhe nga aftesite, inteligjenca e tyre per tu bere trajnere te sukseshem.
      Per te gjykuar dike, duhen degjuar te gjitha versionet, dhe jo vetem ato pozitive. Guardiola ishte nje trajner i shkelqyer te Barca, po kjo nuk do te thote se nuk ka bere gabime!
      Eto tregoi eksperiencen e tij personale me Guardiolen dhe kjo eksperience nuk ka qene pozitive per te, per Guardiolen, per Barcen po, pasi ishte lojtar fantastik dhe i dha shume.
      Tregoi nje anekdode ku Guardiola e ftoi te ikte per te luajtur ne Azerbeixhan pasi oferta ishte e majme!!
      Nje trajner i rangut te Guardioles nuk mund ti propozoje nje lojtari ne nivelin qe ishte Eto ne ate kohe (bente pjese ne sulmuesit me te mire te botes dhe ishte vetem 27-28vjeç) te shkoje te luaje ne nje kampionat qe nuk ka lidhje me nivelin e futbollistit.
      Gabimi i shte i Guardioles ne kete rast, po keto gjera kurre nuk jane thene ne media.
      Pra Eto ne ate kohe kurre nuk foli, nuk krijoi probleme neper media, as kur sihte te Interi dhe kishte trajner Murinjon nuk e deklaroi ndonje gje kundra Guardioles! Eshte e drejta e tij te jape versionin e tij, Guardiola nese ka gjera qe jane te deformuara, mund te pergenjeshtroje.
      Murinjo qe eshte provokator (dhe i tille eshte) eshte e veshtire te degjosh ndonje ish futbollist qe ka drejtuar te flasi keq per te, pasi eshte nga te vetmit qe gjithe presionin e mbante per vete dhe nuk ua hidhte futbollisteve te tij.

  4. Ajduti says:

    do mut ky eto,gola qyl ben gjithmon,flet ky majmuni per Guardiolen

  5. Lulja e Dukagjinit says:

    Eto lojtar i papam,,,po ne fushe vendos trajneri se si i behet,,,po prape se prape qe te dyte jane fantastik,,,,ne pozicione te ndryshme,,,,fantastik…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje