"Barcelona është ende ekipi më i mirë në botë"

25 Mars 2014, 14:35Sport TEMA

Josep Maria Bartomeu beson se derbi i të dielës tregoi se Barcelona mbetet “klubi më i mirë në botë”.

Së fundi është folur shumë se ciklit të Barcelonës i ka ardhur fundi, pasi shumica e lojtarëve të skuadrës tashmë janë mbi 30 vjeç.

Rënia e formës së fundi u pa si dëshmi se skuadra po bie dhe i lejoi Real Madridit të marrë kreun e tabelës. Por, Bartomeu thotë se djemtë e drejtuar nga Tata Martinos dëshmuan klasin e tyre në fitoren dramatike 4-3 ndaj Realit në Santiago Bernabeu.

“Për ne asgjë nuk ndryshon. Ne kemi një besim të madh në lojtarët.

Personalisht, gjithmonë kam thënë se djemtë tanë janë më të mirët në botë dhe të dielën ata e treguan këtë sërish.

Ata luajtën shumë mirë”, ka thënë Bartomeu për AFP.

6 komente në ““Barcelona është ende ekipi më i mirë në botë””

  1. laert says:

    Jam tifoz i Real por keto 5 vitet e fundit Barca ka qene vertet shume me mire, Real akoma ka disa gjera qe duhen rregulluar per shkak te lojes se shemtuar te Murinjos, dhe Ancelotti eshte nder te paktet qe mund te ktheje ekipin ne fitues permes lojes se bukur

    1. Argita_B says:

      Reali luan njesoj si vitin qe kaloi, pasi eshte i njeti ekip! Sa shpejt qe harroni se Reali theu rekordin e pikeve te grumbulluara, rekordin e golave te shenuar ne nje kampionat me Murinjon!
      Nese Reali luante aq keq sa thuahet si ka mundei qe arriti te shenoje aq shume pike e aq shume gola me Murinjon!
      Anceloti eshte sigurisht i te njetit rang me Murinjon, si trajner dhe pse kane menyre tjeter te menaxhuari, po mos harrojme se Anceloti rekuperoi nje ekip qe ka 3 vjet qe egziston, ndryshe nga Murinjo qe e ndertoi thuajse nga e para pasi u nderruan 5-6 lojtare te ekipit baze.
      Barca eshte ne fund te ciklit pasi dhe pse ka Messin, Neimar, do ta kete shume te veshtire te gjeje nje Xavi te ri apo Iniesta qe jane truri i Barcelones.

  2. AJ NEW YORK says:

    Zoti president mund te jeni akoma ekipi ma I mire ne spanje por Jo ne bote sepse bota ka shume skuadra PO sa shpejt e harruat 7-0 ju ,, ekipi ma I mire ne bote dihet se kush esht tani ska nevoj per komente

  3. Motra e Mesit. says:

    Po te keshe ne skuader dhe albitrat patjeter qe eshte me e mira.

  4. Klajdi says:

    Po more zoteri ke ekipin me te mire ne bote plotesisht e vertete,por kampionatin e humbe se u munde nga ekipe leshi.Reali ka nje short te lehte keshtu qe nuk besoj se humbet ndeshje tjeter.

  5. unknown says:

    Tifoz I Realit jam dhe une, dhe jam dakort me “Laert”, por ama diten e djele, sikur Serxho Ramos mos ishte treguar aq idiot, qe te pakten mos te kishte marre kartonin e kuq, gjerat mund te ishin ndryshe, dhe ky presidenti nuk besoj se do te kishte rast per te dale. Ndeshje mund te dilte edhe barazim, por ne momentin e kartonit te kuq( I merituar plotesisht) ndeshja ndryshoi rrjedhe. Gafe shume e madhe per Serxho Ramos, qe e ka bere disa here kete pune. Nuk kishte pse bente penallti. Me mire gol, sesa penallti dhe e kuqe. Rezultati e tregoi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje