Kampioni i Gjermanisë, Bajern Mynih, ka anuluar bisedat për rinovimin e kontratës me mesfushorin Toni Kros.
Mesfushori gjerman është objektivi kryesor i menaxherit të Mançester Junaited, Devid Mojes. Por, Daily Mail shkruan se negociatat tani nuk do të zhvillohen deri pas fundit të Kupës së Botës, kur 24-vjeçari do të jetë në 12 muajt e fundit të marrëveshjes aktuale, raporton Telegraf.
Siç qëndrojnë gjërat për momentin, të dyja palët janë shumë larg arritjes së një marrëveshje. Kros kërkon të kalojë përtej pozicionit aktual, ku është në mesin e përfituesve mesatarë, dhe dëshiron t’u bashkohet lojtarëve si Filip Lahm, Bastian Shvainshtaiger dhe Frenk Riberi, me pagë prej 150 mijë paund në javë.
Në anën tjetër, Bajerni kërkon të parandalojë daljen jashtë kontrolli të kërkesave të lojtarëve. Dhe, për të parandaluar një mundësi të largimit të tij si lojtar i lirë, klubi mund të detyrohet ta shesë atë, nëse vjen ndonjë ofertë në vlerën 20 milionë paund.
MOS PUNO FREE