Çelsi fillon negociatat me Diego Kostan

26 Mars 2014, 15:06Sport TEMA

Çelsi ka bërë hapat e parë konkret për të transferuar sulmuesin e Atletiko Madrid, Diego Kosta, raporton portali Goal.

Liderët e Premie Ligës janë të gatshëm të ofrojnë deri në 36 milionë euro për brazilianin e natyralizuar në spanjoll.

Ndërmjetësuesit të cilët përfaqësojnë Çelsin mësohet se kanë zhvilluar negociatat e para me kampin e Kostas, dhe diskutimet pritet të vazhdojnë edhe javën e ardhshme.

Së fundi mediat spekuluan se për të bindur Atletikon të heqë dorë nga golashënuesi më i mirë i skuadrës për këtë sezon, “Blutë” do të përpiqen të përfshijnë në ofertë edhe sulmuesin Fernando Torres.

Atletiko do të përpiqet t’u rezistojë ofertave të ndryshme që do të vijnë në adresë të klubit për Kostan, por nëse lojtari do të shprehë dëshirë të largohet, vështirë se klubi do të mund ta ndalojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje