Mesfushori i Bajern Mynih, Bastian Shvainshtaiger, e konsideron veten të ngjashëm me ikonat e klubeve tw Mançester Junaited dhe Romws, Rajan Gigs dhe Françesko Toti.
29-vjeçari gjatë karrierës si futbollist profesionist ka luajtur vetëm për bavarezët, duke fituar, mes tw tjerash, shtatë tituj të Bundesligas (duke përfshirë edhe këtë 2013/2014), gjashtë trofe të DFB Pokal, si dhe titullin e Ligës së Kampionëve.
Ai e konsideron veten të krahasueshëm me mesfushorin legjendar të Mançester Junaited, Rajan Gigs dhe ikonën e Romës, Françesko Toti.
“A mund të krahasohem me Françesko Totin apo Rajan Giggsin? Absolutisht, po. Ata janë dy lojtarë fantastikë. Në moshë 40-vjeçare, Gigg vazhdon të luajë në nivel të lartë. Ai është mahnitës.
Jam krenar që kam luajtur vetëm për një klub. Është e vërtetë se disa herë kam qenë pranë largimit, por në fund vendimin e ka marrë zemra ime”, ka deklaruara Shvaini për “France Football”.
Keta gjermanet nuk qenkan ne rregull nga trute e kokes.Edhe Gece kujton se eshte me i mire se Masi!!!
Spreka lexoje shkrimin mire ne rast se din te lexosh shqip ti ai e ka fjalen se ka qendruar ne nje ekip per gjat gjithe karrjeres se ti,,