Teqaj ose Strakosha, pasardhës të Ujkanit

26 Mars 2014, 15:03Sport TEMA

‘Transferimi’ i Samir Ujkanit në përfaqësuesen e Kosovës, ka lënë një vend bosh në Kombëtaren shqiptare.

Sipas ‘Panorama Sport’, Aldo Teqaj dhe Thomas Strakosha janë dy kandidatët potencialë për të zëvendësuar Samir Ujkanin në portën e Shqipërisë.

Thuhet se njëri prej dy portierëve të përfaqësueses shqiptare U- 21 mund të thirret edicionin e ardhshëm në Kombëtaren A për të qenë portieri i dytë i Shqipërisë, sepse titullar është Etrit Berisha, ndërkohë që pjesë e kuqezinjve prej kohësh është edhe “gardiani” i Skënderbeut, Orges Shehi.

Portieri i talentuar aktivizohet te skuadra e Anorthosis në Qipro, ku ka si trajner portierësh pikërisht të famshmin Arjan Beqaj. Teqaj ka të dhëna të shkëlqyera dhe vlerësohet maksimalisht nga trajneri i Shpresave, Skënder Gega. Gjithsesi, trajneri De Biasi do t’i ketë nën vëzhgim të vazhdueshëm dy portierët e rinj dhe në shtator do të vendosë se cili prej tyre do t’i bashkohet Kombëtares së madhe.

Strakosha

Thomas Strakosha luan te Lacio prej dy sezonesh dhe aktivizohet si titullar me skuadrën U-21 të të kaltërve. 19- vjeçari, djali i ish-kapitenit të shquar të Shqipërisë, Fotos, shpeshherë është grumbulluar edhe me ekipin e parë, ku e ka pasur të vështirë të gjejë hapësira, pasi duhet të matet me dy kolosë si Marketi dhe Berisha. Ai ka spikatur te Lacio, por edhe me Kombëtaret U-19 dhe U-21 për potencialin dhe reflekset e shkëlqyera.

4 komente në “Teqaj ose Strakosha, pasardhës të Ujkanit”

  1. Χιμαρα says:

    Φoto Strakosa eshte grek!
    Pershendetje!

    1. shqiptari says:

      Pa pyete nje here Foton se ç’pergjigje te jep !

  2. martin Ph says:

    Grek?Ti ja paske mbajtur “pishen” babajt te Fotos ,apo i ke bere analizat e DNA ?

  3. kujtese says:

    Kuptohet qe do te jete ne kombetare Strakosha “Fotoja” edhe pse Aldo Teqja eshte nje portier me reflekse te shkelqyera,por dihet qe tek ne edhe ne sport ka haterlleqe per prnderit,te afermeve etj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje