Junaited po mendon seriozisht shkarkimin e Devid Mojes

27 Mars 2014, 15:41Sport TEMA

Sezoni i Mançester Junaited deri më tani ka qenë katastrofik.

Por, pavarësisht kësaj, drejtuesit e ekipit e kanë mbështetur vazhdimisht trajnerin e ri, Devid Mojes.

Por, gjërat duket se kanë ndryshuar pas humbjes në shtëpi kundër Mançester Sitit.

Tashmë edhe drejtuesve të Junaited, ashtu si edhe tifozëve, duke se u ka humbur durimi me Mojes.

Ky i fundit këmbëngul se do të jetë edhe vitin e ardhshëm në krye të Junaited, por me shumë mundësi ai do të shkarkohet pa përfunduar sezoni.

Gjithçka do të varet nga dy ndeshjet me Bajernin në Ligën e Kampioneve.

Nëse Junaited eleminohet, drejtuesit e ekipit me të gjitha gjasat do ta shkarkojnë atë.

Ky sezon për Junaited ka qenë më i dobëti që nga koha kur klubin e mori nën drejtim Sër Aleks Ferguson.

5 komente në “Junaited po mendon seriozisht shkarkimin e Devid Mojes”

  1. sajmir ik says:

    akoma e diskutoj keta biraxhinjt e anglis eleminimin nga bajerni!?mojes shume ndejti ne manchester trajner medioker dhe pa vizion,e katandisi UTD si bylisi ballshit ja humbi vlerat brenda nje viti

  2. Taulant/Tirane says:

    Po mendon ta shkarkoje?
    Ha,ha,ha.Ai duhet te ishte shkarkuar 6 muaj perpara.

  3. Paskal Harito says:

    Po Jonuzaj ku eshte?

  4. tz says:

    Ai mori nje ekip te shkaterruar nga Sali Fergusoni nuk eshte komplet faji I tije.

  5. ky trainer kujton se eshte akoma te evertoni turpi me I madh kur deklaroi se dhe ne do behami si siti haron qe eshte akoma kampion I anglise sa me shpejt te largohet aq me mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje