Murinjo: Mund të largohem nga Çelsi

29 Mars 2014, 14:49Sport TEMA

Menaxheri i Çelsit, Hoze Murinjo, thotë se ai është i lumtur te klubi londinez, por nuk e përjashton mundësinë e largimit.

“Në futboll kurrë nuk duhet të thuash kurrë.

Unë jam shumë i kënaqur te Çelsi. Ky është një projekt i ri për mua, një Çelsi i ri, që po ndërtohet me një ekip të ri.

Unë jam shumë i lumtur, familja ime ndjehet mirë këtu, ndaj për momentin nuk mendoj për ndonjë të ardhme tjetër.

Por, unë e dua futbollin dhe nëse një ditë nuk do të jem te Çelsi, pse të mos shkoj te PSG?”, ka deklaruar portugezi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje