Pas Turqisë, Kosova miqësore me Senagalin

28 Mars 2014, 15:44Sport TEMA

Kosova siguron një tjetër miqësore. Pas konfirmimit të ndeshjes me Turqinë më 21 maj, presidenti i FFK, Fadil Vokrri, njoftoi se Kosova do të luajë ndaj Senegalit më datë 25 maj, raporton Sport News.

Ndeshja mes dy përfaqësueseve do të zhvillohet në Zvicër, më konkretisht në stadiumin e Gjenevës. Kjo do të jetë padyshim një tjetër miqësore luksi për përfaqësuesen e Albert Bunjakut, ndaj një emri prestigjoz në arenën ndërkombëtare, që në vitin 2002 arriti deri në 1/8 e Botërorit, duke mundur madje dhe në ndeshjen e parë të kompeticionit, Francën, kampione në fuqi në atë periudhë.

Sfida me Senegalin do të jetë miqësorja e tretë për Kosovën, pas asaj të luajtur me Haitin në Mitrovicë në fillim të marsit e mbyllur në shifrat 0-0 dhe asaj që do të luhet në Kosovë, më 21 maj me Turqinë.

Përsa i përket përballjes me përfaqësuesen Terim, nuk është përcaktuar ende stadiumi ku do të luhet, pasi përveç “Adem Jasharit”, ekziston dhe mundësia që të luhet në impiantin e Prishtinës.

7 komente në “Pas Turqisë, Kosova miqësore me Senagalin”

  1. Uji i ftohte says:

    Te lumte Vokrri,me Snegalin me 25 maj-ditelindja e shokut TITO,dita e stafetes.

    1. Klimax says:

      !!!!!! Qenke shume mendjeholle more “Uji i ftohte”!!!! Si e kape kete gje menjehere??!!
      Por, meqenese po “vrasim” mendjen se kush lindi apo vdiq ne te njejten date qe eshte planifikuar kjo ndeshje futbolli, perse mos te themi qe behet ne kujtim te ditelindjes se poetit te madh rilindas Naim Frasheri?
      Apo me mire te harrojme per nje moment politiken dhe ndjenjat pseudo-nacionaliste dhe te mendojme se eshte vetem nje ndeshje sportive dhe asgje me teper?

    2. Votren says:

      Bravo Uji i ftohte qe ja mbake mend ditelindjen!

    3. Kosovari dardan says:

      Uji i ftohte,nje bythagji dhe bajge udbashe komuniste.Ne e cpordhem Titon,Millosheviqin dhe marksiste-leninistet e tu te perjetshem.Po te djeg se teperti,perse Kosova dardane luan futboll me shtetet mike te globit.Dy shtete shqiptare,dy vota,dy ushtri,dy ekipe shteterore et.kjo eshte mrekulli.Bravo Albert Bunjaku,bere nje ekip te mrekullueshem me gjuhen e embel shqipe, e jo me perkthyes dhe ne fund asgje!

  2. Juglindori nga Korça says:

    Sidoqofte , lajmi me i mire eshte DERBY me Turqine .

  3. kosovari says:

    Prej serbeve e kemi prit qe do kemi pengesa mu pranu ne UEFA dhe FIFA por edhe xhelozi,ndersa qe do kemi kaq shume xhelozi nga SHqiperia kurr nuk e kam besu.Po nese Kosova merr pjese ne kualifikime ju shqiptart e SHqiperis nuk e di si do ta perjetoni kete rast

  4. Veriu says:

    Ashtu esht kosovari , por ka EDHE ne shqipri qe e perkrahin perfaqsuesen e Kosoves nashta jo shum por ka , atyre qe Jan kunder ata nuk Jan Shqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje