Sulmuesi i Parisit, Zllatan Ibrahimoviç, ka deklaruar se ai po shënon gola fantastikë, në mënyrë që kur të pensionohet, t’i shikojë ato në internet.
“Unë vërtet jam llastuar pak duke shënuar aq shumë gola të jashtëzakonshëm. Ka pak prej tyre që i kam parë në internet, por kur do të pensionohem, do t’i them vetes se kanë qenë fantastikë.
Do të pyes veten se si kam arritur që të kërcej aq lart, të ngej këmbën aq lart, apo gjëra të tilla.
Në një ndeshje, është normale të ndodhin këto gjëra. Janë aksione instinktive golat e tillë sikurse ai ndaj Bastias. Unë dua që të provoj gjëra me të cilat mund t’i befasoj kundërshtarët.
Kjo e bën dallimin mes një ekipi të madh dhe të vogël. Gjërat e çmendura dalin prej askund. Kjo është e mira e futbollit, është totalisht i paparashikueshëm”, ka deklaruar Ibra.
Ky eshte gjigand si futbollist….