Trajneri i Anderlehtit, Besnik Hasi, nuk e di nëse do të jetë edhe edicionin e ardhshëm në krye të skuadrës belge.
Ai thotë se gjithçka do të varet se çfarë do të bëjë ekipi në pesë ndeshjet e play off-it.
“Kam dëshirë të jem edhe në edicionin e ardhshëm, por duhet të luajmë në ‘play-off’ e pastaj të shohim. Nëse humbim pesë ndeshje, do të jetë e vështirë”, ka thënë Hasi i pyetur nëse do të qëndrojë në krye të ekipit të parë edhe në edicionin e ardhshëm.
Hasi debutoi me fitore si trajner i ekipit të parë. Ai para se të merrte këtë post ishte ndihmëstrajner për shumë vjet.
JEPI HASI SE E KE HALLALL