Vangjeli: Kombëtarja? Nuk dua të polemizoj, pyesni De Biazin

29 Mars 2014, 15:41Sport TEMA

Ish-mbrojtësi i kombëtares, Kristi Vangjeli, duke folur për përjashtimin e tij nga ekipi kombëtar, pasi nuk është thërritur prej thuajse dy vitesh, s’ka dashur të polemizojë, por megjithatë ka dhënë mendimin e tij.

“Nuk dua të flas për Kombëtaren dhe arsyen se pse askush s’më ka telefonuar dhe pse nuk grumbullohem më. Atë e di vetëm trajneri De Biazi dhe, mesa duket, ai ka dashur ta kalojë me një “nuk e marr sepse nuk luan”, ndaj s’kam se çfarë të them më shumë se kaq. Ju duhet të pyesni atë dhe jo mua, sepse unë s’mund të them më shumë mbi këtë çështje. Dhe në njëfarë mënyre, e kam kthyer këtë faqe”, tha mbrojtësi i majtë, i cili ka qenë një nga më të dalluarit kur luante me kombëtaren.

9 komente në “Vangjeli: Kombëtarja? Nuk dua të polemizoj, pyesni De Biazin”

  1. zoro says:

    lojtari me i dalluar new kombetaret shqiptare. eshte luftarak dhe luan me shpirt . de biazi duhet ta mare urgjente dhe mos na sjell lojtare kosovaresh qe qe s kane nivel dhe shpirt per shqiperine.

  2. AC/DC says:

    Mos ca bythe,kemi kosovaret

  3. tare says:

    Te tregoj une sepse nuk ftohesh ,sepse je I dobet shume :
    1)qendrove 3 vite ne ukraine lujte 11 ndeshje
    (3.67 ndeshje per vite)
    2)Te arisi fakte po luan po arisi ra edhe nga liga nga ndedhjet e mira qe zhvillove ti

  4. raimond vlonjati says:

    Eshte shume lojtar i mire Vangjeli ne mbrojtje –aq me teper qe mbrojtja jone eshte shume e dobet .

    ..Ndaj De biazi merda duhet ta mari kete cunin ne kombetare dhe aty le te konkuroje ……..

    Mbrojtja jone eshte beter fare ..Megjithse me nje deficent si De Biazi nuk ben prokopi kurre.

  5. bledi says:

    Personalisht mendoj qe ky lojtar e meriton nje vend ne kombetare,te pakten si Rezerve. Nje Lojtar qe ka bere “Zap” Cristiano Ronaldon smund te lihet jashte kombetares!!!

  6. Argita_B says:

    Nuk quhen polemika Vangjeli nese i pergjigjesh pyetjes po quhet te jesh i ndershem me vetveten dhe ata shqiptare qe te kane mbeshteture me vite. Si mund te thuash pyesni De Biazin perse nuk te ka aktivizuar me kombetaren keto vitet e fundit ne nje kohe qe ti keluajtur vetem 7 ndeshje ne sezon ne tri vitet e fundit!!
    Kur ne nje klub medioker nuk ka me vend per ty, atehere nuk mund te kerkojet arsyeja e mos aktivizimit tend ne kombetare te De Biazi, tregohu i ndershem e thuaj qe nuk ke me niveln per te luajtur. Nese nuk respekton veten e nuk punon sa duhet, nuk ka si te kerkosh te respektohesh nga te tjeret.

  7. Murlani says:

    Trajneri De Biazi nuk po gjen lojtaret me te mire dhe nuk formon siç duhet skuadren , mundohet te marr rezultat ne miqesoret dhe harron formimin e skuadres per te pretenduar .

  8. Endri says:

    Ne kte mes fajin e ka Duçja, po te mos ishim pushtuar
    nga Italia Vangjeli do thirrej ne kombetare edhe sikur te luante me Shijakun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje