Arjen Roben thotë se Bajern Mynih nuk duhet të mendojë se Mançester Junaited do të jetë një rival i lehtë në Ligën e Kampionëve.
“Djajtë e Kuq” kanë bërë një sezon të dobët në Premier Ligë me Devid Mojes dhe aktualisht pozicionohen në vendin e shtatë të tabelësn 10 pikë nga vendi i katërt që të çon në Ligën e Kampioneve.
Por, Roben thotë se “Djajtë e Kuq” nuk duhen nënvlerësuar, përderisa kanë arritur deri në tetëshen e fundit të Ligës së Kampioneve.
“Në një ndeshje si kjo, forma mund të iki në një moment. Në rundin e kaluar, Junaited humbi 2-0 nga Olimpiakos, pastaj fitoi në shtëpi me rezultat 3-0.
Duhet të jemi të kujdesshëm. Në media dhe publik është një mendim i përgjithshëm se Mançester Junaited nuk është në formë të mirë, por ata kanë arritur në çerekfinale.
Por, unë nuk mendoj kështu – është një duel i vështirë! Ne duhet të luajmë mirë nga minuta e parë dhe të bëjmë një paraqitje në maksimum. Duhet të jemi të kujdesshëm, pasi mund të humbasim kundër Junaited”, ka thënë Roben.
Para Bajern mbylle kualifikimin qe ne Angli .
Bayern nuk eshte ne forme te mire
cfare sporti shikon ti ore trap?
Sa keq me vjen per ty qenke ne nje nivel shume te keq,,, ose nuk mbush fare ,,, bayerni esht skuadra ma e mire ne bote per momentin
O idiot Amerike .
Une nuk them qe Bayern nuk eshte ekipi kryesor per te fituar Champions,une them qe Bayern nuk esht mire,
Dhe ja e tregoi sot qe humbi ne kampionatin gjerman me ekip mesatar
E meta e Bayern eshte trajneri ,ai nuk mund te beje dot ate loje qe esht mesuar te bej Bayern… Ndaj Bayern kete vit nuk i perballon dot ekipet spanjolle qe jane mire fare, sidomos Reali eshte shkelqyer fare