Ksavi: Barça dhe Atletiko, në të njëjtin nivel

31 Mars 2014, 13:58Sport TEMA

Mesfushori i Barcelonës, Ksavi, beson se sfida e Ligës së Kampionëve ndaj Atletiko Madrid do të jetë e ngjeshur dhe se të dyja skuadrat kanë shanse për të arritur në gjysmëfinale.

“Ne jemi në vendin e dytë në kampionat tani, por e dimë se kemi përballë një ekip shumë të fuqishëm. Atletiko Madrid është në një formë brilante për momentin.

Ndoshta i vetmi problem që kemi është se ne luajmë ndeshjen e kthimit në Vinsente Kalderon, por mendoj se sfida është 50-50”.

Mbase ne jemi favoritë të lehtë për shkak të historisë. Por, nëse shikojmë se si të dyja skuadra luajnë, është ndeshje shumë e barabartë. Do të vendoset nga detajet.

Neve zakonisht nuk na pëlqen të luajmë ndaj tyre, pasi ata nuk na lejojnë shumë hapësira. Ata janë të mirë në mbylljen e hapësirave kur ne përpiqemi t’i krijojmë gjërat. Ata kanë dhe Diego Kostan, një lojtar i cili është në formë brilante. Ai nxjerr maksimumin nga çdo situatë”, ka thënë Ksavi.

3 komente në “Ksavi: Barça dhe Atletiko, në të njëjtin nivel”

  1. hashimi says:

    Po mos ki frik ti miku ime se keni albitrat me vete ju si rasti me Espanjolin apo dhe me Realin keshtu kini ikur ne disa raste ju kur nuk ja lini dal dot

  2. Ver Llapa says:

    Plako, ti mos e vrit shume mendjen per Atl. Mad., por hap syte se keni akoma Bayern qe luan. Vjet ju nxori uje te zi.

  3. black jack says:

    O Hashim Thaci mos e ke fjalen per Realin , ja ke fut kot plako, kush eshte me I I pasur fiton, o Ronaldinja , e kupton ironin o I zgjut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje