Mançini mund të zëvendësojë Vengerin te Arsenali

31 Mars 2014, 14:02Sport TEMA

Trajneri i Gallatasarait, Roberto Mançini, mund të jetë trajneri i ardhshëm i Arsenalit, nëse Arsen Venger vendos të largohet.

Daily Star Sunday raporton se “Topçinjtë” janë duke shqyrtuar opsione sekondare nëse francezi vendos të mos e vazhdojë kontratën me klubin londinez, e cila skadon këtë verë.

Në listën e opsioneve është edhe ish-menaxheri i Mançester Sitit, Roberto Mançini, i cili tashmë është në krye të gjigantit turk, Gallatasarai, shkruan Telegraf.

Mançini është një trajner me përvojë në Premier Ligë, por dhe në kompeticionet evropiane dhe mund t’iu përshtatet kërkesave të drejtuesve të klubit anglez.

Italiani fitoi titullin e kampionit të Anglisë me Sitin në vitin 2012, por nuk arriti suksese në kompeticionet evropiane, dhe u shkarkua para fundit të sezonit të kaluar.

Një tjetër kandidat potencial për të marrë drejtimin e Arsenalit, nëse Venger nuk rinovon, është edhe ish-mesfushori i këtij ekipi, Patrik Viera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje