Investitorë kinezë drejt Partizanit

1 Prill 2014, 13:39Sport TEMA

Investimet e shumta që janë kryer këtë sezon te Partizani konsiderohen thjesht si fillimi i punës, që ka të bëjë me një projekt afatgjatë.

Nga burime pranë klubit bëhet me dije se ka interesim nga investitorë kinezë, që të investojnë te Partizani, raporton “Panorama Sport”.

Presidenti i të kuqve, Gaz Demi, është parë shpesh gjatë kohëve të fundit nën shoqërinë e disa biznesmenëve nga Kina.

Mësohet se bisedimet kanë të bëjnë me gamën e ndryshme të bizneseve që ushtron presidenti i të kuqve. Por, bëhet me dije se investitorët kinezë kanë shfaqur interes që në bashkëpunimin shumëplanësh që do të kenë me Gaz Demin, të jetë edhe klubi i futbollit “Partizani”.

“Demat e kuq” janë një markë e njohur në Kinë, pasi në kohën e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve në vitet ’70-të, Partizani ka zhvilluar disa turne.

Mendohet se interesimi i kinezëve është serioz dhe pritet që ata të investojnë fuqishëm, në mënyrë që skuadra jo vetëm të jetë dominuese në futbollin shqiptar, por të ketë edhe një paraqitje dinjitoze në përfaqësimet europiane të klubeve.

Gjithsesi, për momentin, gjithçka është në kuadrin e bisedimeve, por mendohet se mund të finalizohet shumë shpejt akordi mes palëve.

10 komente në “Investitorë kinezë drejt Partizanit”

  1. ben says:

    PARA LEGJENDA PARA PARTIZONI

  2. Arçitas says:

    red louse is the legend!!!

    1. Logjika Jo Matematika says:

      miu I bashkise

  3. morri says:

    你他媽的 – 黨派

  4. laert says:

    Partizani duhet te ket nje investitor qe te shpenzoje 2-3 vjet dhe pastaj gjithcka merr rrugen e duhur por, duhet te perballohen humbjet ne fillim.
    Shpresoj qe gaz Demit ti bashkangjiten disa investitore serioze dhe paskesaj te krijohet nje ekip kompetitiv.

  5. dritani says:

    Do kete suksesin e spitalit turk.

    Po e perkthej qe te na marrin vesh edhe vellezerit:
    請問土耳其醫院的這種成功。

  6. "BALASHI" says:

    Bravo Gaz Demi. Ne tifozet jemi me ty. Kthe legjenden legjende. Ne na ke ne krah. Je fantastik. Kinezet te tjetersojne. Lidhu me ta…

  7. Korcari says:

    Legjende me ndihmen e partise me lojtaret me te mire te vendit me mire mund te thoshe ekipi kombetar tani duken vlerat po te jete i zoti le te ece

  8. Raimond Vlonjati says:

    Bravo Gaz Demi dhe kinezet !

    Urime Partizanit !

    ..Ne kohe te Dulles e kishim inat Partizanin se i merte ndeshjet qyl ,me ndihmen e albitrove
    –por tani duhet ndihmuar se ka emer te bukur , te lavdise sone historike against nazizmit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje