Trajneri i Napolit, Rafa Benitez, i është kundërpërgjigjur Hoze Murinjos për rekordin e tij evropian.
Portugezi më herët tha se “Blutë” e Çelsit kishin luajtur nën nivelin e tyre nën drejtimin e Benitez, pavarësisht se ata fituan titullin e Europa League.
“Murinjo flet shumë për njerëzit, por unë preferoj të flas për faktet. Te Liverpuli, me një skuadër sa gjysma e vlerës së Çelsit, ne e kemi eliminuar dy herë ekipin e tij nga Liga e Kampionëve.
Më vonë, me skuadrën më të shtrenjtë te Real Madridi, ai nuk bëri asgjë në Ligën e Kampionëve.
Tani ai thotë se nëse ka ndonjë një ofertë prej milionash për Hazard dhe Oskar, ndoshta ai mund të ndërtojë një ekip të fuqishëm për të fituar diçka”, ka thënë Benitez.