Schumi shfaq përmirësim, do dërgohet në një klinikë tjetër

3 Prill 2014, 10:58Sport TEMA

94 ditë pas aksidentit, kampioni i Formula 1, Michael Schumacher ka nisur të shfaqë përmirësime të dukshme.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja Bild.

Sipas informacioneve të kësaj gazete, tani ka nisur të diskutohet mundësia që Schumacher të dërgohet nga spitali i Grenoble në një klinikë më të specializuar rehabilitimi.

Familja, mjekët dhe miqtë janë optimistë se Schumacher do të zgjohet nga koma artificiale.

Menaxherja e tij, Sabine Kehm, tha se ka shenja inkurajuese.

Ajo ka hedhur poshtë zërat se Schumi është akoma në koma dhe jo në fazën e zgjimit.

Mediat angleze patën raportuar më herët se gruaja e gjermanit, Corinna, ka ngritur një mini- spital në vilën e tyre, me vlerë 12 milionë euro.

5 komente në “Schumi shfaq përmirësim, do dërgohet në një klinikë tjetër”

  1. njeshi says:

    JU faleminderit per kete lajm ,na dhate pak gezim.

  2. Die Kaiser says:

    Shpetim o zot per njeriun qe na ka dhuruar aq shume kenaqesi ne vite.

  3. Astrit says:

    lajm i mire na gezon e na jep shprese eshte nje sportist i shkelqyer qe na ka dhuruar emocione te medha.Zoti e ndihmofte.

  4. beni says:

    kjo eshte lajm sh i mire per te gjithe tifozat e shumakerit.I urojme SHumit nje sherim te shpejte

  5. Klajdi says:

    Do te ishte nje kenaqesi e papare por jam shume skeptik.Sherim te shpejt nje nga idhujt me te medhenj te sportit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje