PSG, Kavanin dhe 10 milion euro për Pol Pogba

2 Prill 2014, 13:54Sport TEMA

Mesfushori 20-vjeçar i Juventusit, Pol Pogba, është kthyer në dëshirën më të madhe në merkaton e francezëve të PSG.

Tuttosport shkruan se sheikët e klubit parizian janë gati që të sakrifikojnë sulmuesin Edinson Kavani për të marrë 20-vjeçarin.

Përveç Kavanit, PSG ofron edhe 10 milion euro, duke e çuar kështu vlerën e mesfushorit të Juventusit në 74 milion euro.

Kjo, duke qenë se Kavani është blerë verën e kaluar nga Napoli për 64 milion euro.

Largimi i Kavanit nga Franca duket një gjë e sigurtë, duke qenë se sulmuesi uruguaian ka shprehur pakënaqësi për pozicionin në të cilin luan.

Duke qenë se sulmuesi kryesor tek PSG është Ibrahimoviç, Kavani gjatë këtij sezoni është detyruar të luajë më i tërhequr dhe të ketë detyra mbrojtëse, çka reflektohet edhe me numrin e vogël të golave të shënuar.

Për këtë arsye, ai i ka shprehur hapur pakënaqësitë e veta.

Duke parë situatën e krijuar, PSG do të përpiqet që ta shkëmbejë atë me Pogba.

Por, nuk është e sigurtë nëse Juventusi do të pranojë, pasi në garë për Pogba është edhe Real Madrid, që mund të ofrojë një shumë më të lartë.

Ndërkohë, nuk përjashtohet mundësia që Pogba të qendrojë edhe një vit tek bardhezinjtë, të cilët vitin e ardhshëm kanë si objektiv parësor të fitojnë Ligën e Kampioneve dhe për këtë arsye duan një ekip sa më të kompletuar.

1 komente në “PSG, Kavanin dhe 10 milion euro për Pol Pogba”

  1. Beni says:

    Juventus pretendon te fitoje ligen e kampioneve vitin e ardheshem!! Nuk kane me çfare te mbushin gazetat dhe shkruajne çfare tu vij per mbare disa gazetareve!
    Juventus eshte e sigurte qe dominon futbollin italian aktualisht, po mos harrojme se niveli i futbollit italian ka rene shume.
    Konkurente eshte Roma e Napoli, qe jane shume me poshte se sa Juve.
    Kur mungojne Milan, Inter, Juve fiton thuajse pa konkurente ne kampionatin italian.
    Juve dhe pse jane ekip i mire, jane akoma larg nivelit te Bayern, Barca, Real, Chelsea, Manchester City apo PSG.
    Juve ka nevoje akoma per eksperience ne ligen e kampioneve pasi perveç disa lojtareve, pjesa me e madhe e ekipit kane luajtur vetem 1 vit ne ligen e kampioneve.
    Per sa i perket Pogba, eshte lojtar me talent, po per momentin ka luajtur vetem nje vit e gjysem ne nje nivel te larte, keshtu qe ka akoma shume per te provuar perpara se te konsiderohet lojtar i nivelit kaq te larte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje