San Marino, një tjetër miqësore "luksi" për Shqipërinë

2 Prill 2014, 13:34Sport TEMA

Një miqësore tjetër ka zyrtarizuar FSHF-ja, atë me San Marinon e vendit të 207-të në renditjen e FIFA-s, ose e thënë ndryshe në vendin e parafundit në “hartën” e futbollit botëror për kombëtaret (kujtojmë se Kosova, edhe pse nuk është e njohur ende nga UEFA dhe FIFA, vetëm ka luajtur miqësoren e parë zyrtare pa stemë e pa himn, pra me “fusnotë”, ka siguruar kundërshtarë të tillë si Turqia dhe Senegali).

Kundërshtari është tejet modest, aq sa testi i kuqezinjve në datën 8 qershor 2014 do të jetë “në letër” i ngjashëm me ato ballafaqimet para ndeshjeve zyrtare me kombëtaren tonë U-17, apo dikur edhe me Olimpikun, fare, raporton Panorama Sport.

Ajo çka përbën në vetvete San Marino është e tillë, megjithatë Shqipëria do të jetë “në veprim” edhe këtë datë të lirë të FIFA-s për ndeshje miqësore. Sipas marrëveshjes së arritur mes dy federatave, do të luhet në stadiumin “Serravalle” të qytet-shtetit të vogël, i cili ndodhet brenda Italisë, më datë 8 qershor në orën 20.30. Ky takim miqësor plotëson me tri miqësore fushatën përgatitore të kuqezinjve të drejtuar nga De Biazi, i cili po programon gjithcka për t’u paraprirë eliminatoreve të Kampionatit Europian “France 2016”.

Sikurse dihet, më 31 maj, Shqipëria do të luajë në Sion të Zvicrës kundër Rumanisë, në “Stade de Tourbillon”, ndërsa takimi i dytë miqësor radhazi do të zhvillohet më 4 qershor, kundër Hungarisë në Hungari.

Pa “marrë frymë” fare, kuqezinjtë do të ndalen në San Marino më 8 qershor, ku do të konsumojnë edhe miqësoren e tretë në harkun kohor të disa ditëve. Gjatë gjithë kësaj periudhe kohore, ekipi kombëtar do të jetë i grumbulluar. Sa u takon përballjeve me San Marinon, kombëtarja jonë është ndeshur vetëm një herë me të, në një ndeshje miqësore, më 16 gusht 2006. Shqipëria fitonte 3-0, pikërisht në stadiumin “Serravalle”, me gola të shënuar nga Tare (7’), Skela (28’) dhe Lala (32’). Në atë kohë ekipi kombëtar drejtohej nga kroati Oto Bariç.

7 komente në “San Marino, një tjetër miqësore “luksi” për Shqipërinë”

  1. nik says:

    Boll se late nam me keto tituj.Shqiperia eshte vetem pak me lart se San Marino ne nivel pavaresisht renditjes se FIFA-s. Loja e kombetares tone ta shpif.

  2. Genti says:

    Ju mund te beni shaka dhe ta quani “luksi” por para San Marinos luajme me Hungarine dhe Rumanine. Apo prisni miqesore me Brazilin tani?

    1. Gim says:

      Pikerisht, nese ndjekim arsyetimin e lajmit te mesiperm dhe te shtrojme pyetjen se çfare duhet te thote Rumania qe ndodhet ne nje renditje me te larte se ne qe luan me Shqiperine ne miqesore!
      Futbolli eshte nje sport qe duhet te argetoje dhe nuk mund te shihet gjithmone me syrin e vetem te biznesit.
      Ndeshja me San Marinon ndoshta nuk do te kete nivel te larte ballafaqimi, po te pakten do tu jape mundesine shume shqiptareve emigrante ne Itali te shohin ekipin kombetar ne stadium, se dyti mund te kontriboje per Shqiperine ne rast fitore ne grumbullim pikesh per renditjen ne klasifikimin ne Fifa.
      Pra nuk mund te shihet çdo gje me negativitet.

  3. shqiptar says:

    ku jeni more se kur takoi rama merkelin u terbuat pona marrin seriozisht te huajt thoshnin spo gjeni dot nej shtet te beni nje ndeshje futbolli miqesore sna do askush po luani me san marinon me mire luani me olimpikun e tiranes se njesoj i bie hahaha me san marion sa na marrin serizisht po ne jemi fundi i ballkanit mor ca kombetare flasim

  4. MERITONI says:

    hahahahhahah,hajde luni me MAHALLEN TIME.

    SHUME SERIOZISHTE E KAME,DUKA DUHET TE SHKOJE,E KA RRENUE FUTBOLLIN SHIPTARE.

  5. fieraku4u says:

    CFARE JANE KETO NDESHJE MIQESORE QESHARAKE KESHTU…A JANE NE RREGULL NGA MENDJA KETA TE FSHF’S. PUN MUTI

  6. Gezimi says:

    Hahahaha! Me mire do ish me Gjibraltarin! Hajde federate hajde!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje