FIFA bllokon merkaton e Barcelonës, si në hyrje ashtu edhe në dalje për 14 muajt e ardhshëm. Vendimi që shkaktoi një tërmet në Katalonjë u mor pasi nga hetimet e kryera shoqëria rezulton fajtore për dhunimin e disa dispozitave që lidhen me transfertat e lojtarëve minorenë jo spanjollë në periudhën 2009-2013, raporton Sport News. Sipas normave ndërkombëtare, transferimi i një lojtari lejohet vetëm kur ai është në moshë madhore dhe këtu bëjnë përjashtime vetëm disa raste të veçanta.
Në këtë mënyrë, institucioni më i lartë i futbollit botëror ka vendosur të veprojë me dorë të rëndë për të ndëshkuar shoqërinë katalanase, e cila nuk do të ketë mundësi që gjatë sesioneve të merkatos korrik-gusht 2014-janar 2015 të shesë dhe blejë asnjë lojtar, si brenda ashtu edhe jashtë Spanjë.
Për t’u futur më në brendësi të çështjes, Barcelona akuzohet për dhunimin e artikullit 19 të rregullores për statusin e transferimit të lojtarëve dhe këtu bëhet fjalë për 10 të rinj. Klubi është gjobitur gjithashtu edhe me 450 mijë franga dhe i është lejuar një afat prej 90 ditësh për të sqaruar situatën.
Në vendimin e FIFA-s bie në sy edhe vendimi për gjobitjen e Federatës Spanjolle me 500 mijë franga, pasi Barcelona është pjesë zyrtare e këtij institucioni që nuk ka arritur të parandalojë veprimet e shoqërisë në fjalë.
Ndërkohë, Barcelona ka reaguar menjëherë duke thënë se masat e marra nga FIFA po analizohen për të përgatitur apelimin.
na eshte bere ky blatter me keq se armando duka, 8 here ne krye. na lodhi. enveri i FIFA
Turku Januzaj(babain e ka turk e nenen serbe) i pafat,nuk mund te kaloje te Barcelona,duhet te nderhyje Erdogan ose Vuciq.
Barcelona eshte e vertete qe ka shkelur rregullat e Fifa per minorenet dhe per kete ndeshkohet. Problemi qendron se rregullat e Fifas per minorenet bien ne kundershtim me legjislacionin e Komunitetit Evropian.
Pra eshte Fifa ajo qe duhet te ndryshoje rregullat pasi jane jo legale.
Barca ka treguar se me qendren e saj te formimit Masa ka nxjerre breza te talentuar futbollistesh, te shkolluar dhe te edukuar.
Fifa duhet te merret me teper me probleme e korrupsionit qe ka ne gjirin e saj, se sa te merret me absurditete dhe rregulla qe i takojne nje epoke te vjeter tashme.
Barca ka bere apel per denimin e Fifas.
nuk e di si do te reagoje mjeshtri yne TOTILLA pas ketij lajmi!se ndoshta na e quan edhe blaterin jevg: