Ish-lojtari i Zenit: Paguanim arbitrat për të fituar në Kupën UEFA

2 Prill 2014, 14:02Sport TEMA

Ish-lojtari i Zenit, norvegjezi Erik Hagen, ka bërë një rrëfim shokues për botën e futbollit.

Ai ka deklaruar se lojtarët e Zenit kanë paguar arbitrat për të fituar në Kupën UEFA.

Lojtari norvegjez nuk e ka specifikuar nëse bëhet fjalë për vitin 2007-2008, kur rusët fituan Kupën UEFA.

Sipas tij, një prej lojtarëve e njihte arbitrin e një ndeshje, të cilit i kanë dhënë para.

Në atë ndeshje ai u ka anuluar kundërshtarëve të Zenit katër gola për pozicion jashtë loje, ndërkohë që ata ishin të rregullt.

“Një nga lojtarët tanë e njihte arbitrin dhe kjo më dukej shumë e çuditshme. Para ndeshjes ai na tha që duhej të paguanim nga tre mijë dollarë secili, në mënyrë që të ishim të qetë për të fituar ndeshjen”, ka thënë Hagen, që ka luajtur me Zenit në periudhën 2005-2008.

Vitin kur fitoi Kupën UEFA, Zenit në fakt u përfol se kishte blerë ndeshje.

E përfolur ishte sidomos gjysëmfinalja me Bajernin e Mynihut, pasi një prej ndeshjeve rusët e fituan me rezultatin e thellë 4-0.

Ka pasur zëra se Bajerni ka marrë 30 milion euro që ta linte atë ndeshje.

8 komente në “Ish-lojtari i Zenit: Paguanim arbitrat për të fituar në Kupën UEFA”

  1. emilio says:

    Ruse te qelbur, c’do gje me hile. Ja dhe Bajerni, skuadra e madhe. Te dyja skuadrat te pezullohen per 10 vjet nga cdo kompeticion europian.

  2. hasani i currajve says:

    Prandaj them une nuk ka me futboll, por biznes.Detyrimisht qe do ja linte ndeshjen se 30 milion euro nuk jane pak.

    1. i___ says:

      thuhet se eshte 40 milion jo 30

  3. AJ NEW YORK says:

    Bayerni nuk ka marr 30 miljon euro por ka marr timoshuk per free ,,, bayerni ja la ate ndeshje zenitit sepse bayerni esht superfuqi edhe kupa uefa nuk ka vler per bayernin

  4. Klajdi says:

    Ne ate kohe u fol shume per ate ndeshje midis Bajernit dhe Zenitit.Ndeshja e pare ne Mynih doli barazim nje me nje,ne te dyten Zeniti fitoi 4 me0.U fol per nje shume rreth 25 a 30 milion euro te fituara jo se blen arbitrat por u fitua ne lloto si rezultat fiks nga nje manjat rus,natyrisht ne bashkepunim me gjyqtarin dhe ate mikun e dojcave qe do te shkoje ne burg.

  5. Roben says:

    shume qesharake komenti mbi Bayern Munich…ska nevoj Bayern te marri pare nga askush

  6. Tom Fin says:

    Ky Zenit-i qenka si Skenderbeu…

  7. tani says:

    Bajernit nuk iu anuluan kater gola ne ate ndeshje, por pesoi kater. Kaq mjafton per tu marre vesh qe sbehet fjale per gjysmefinalen, plus qe nuk eshte specifikuar as viti. Per dyshimin e dale nga nje pergjim telefonik, u hap ceshtje ne gjykate ne gjermani dhe nuk pati asnje prove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje