Një ditë pasi raportuam se Michael Schumacher ka nisur që të shfaqë shenja përmirësimi, vjen edhe konfirmimi: Kampioni i Formula 1 ka nisur të zgjohet dhe ka shfaqur shenja ndërgjegjie.
Lajmin e bën të ditur një menaxhere e tij.
Sabine Kehm tha në një deklaratë për mediat se Schumacher ka bërë progres, duke shtuar se “ne mbetemi optimistë”.
Mjekët në Francë kanë nisur prej disa kohësh procesin e zgjimit nga koma artificiale.
45- vjeçari nga Gjermania u plagos në kokë duke bërë ski në jnë resort francez më 29 dhjetor.
Që prej atëherë ka pasur shumë spekulime për shëndetin e tij.
Së fundmi raportohet se Schumacher mund të zhvendoset në një tjetër klinikë më të specializuar.
Gruaja e tij, Corinna, ka shpenzuar 12 milionë euro për të ndërtuar një mini- spital në banesën e tyre në Zvicër.
Gazeta tema,nuk i ka shpenzuar,mendonte ti shpenzonte 12 milion
eh parja,con te vdekurin prej vorri
ne rradhe te pare mjekesia moderne, dhe ne rast se je i siguruar nuk ka nevoje as per pare
Zoti qofte me te.
Lajm shum I mir per kampionin.shpresojm ta shofim afer F1.
Urojme qe te dale nga gjendja e rende sa me pare dhe te riabilitohet se shpejti.